DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Drejt një ekonomie të qëndrueshme

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), duke marrë shkas nga kriza ekonomike botërore e vitit 2008, ka hartuar standardin ISO 17442, i cili specifikon Kodin e Identifikimit Ligjor të Subjektit (LEI), një kod alfa-numerik prej 20 karakteresh. Kodet financiare LEI janë vendosur për të ndihmuar në trajtimin e krizës klimatike.

Pas krizës financiare të vitit 2008, natyra thellësisht e ndërlikuar e disa produkteve, organeve dhe mekanizmave financiarë u njoh si një faktor kontribues.

Një tërësi rregullash në vende dhe qendra të ndryshme financiare e bënte të vështirë identifikimin e të gjitha subjekteve juridike ose bizneseve të përfshira në transaksione financiare, prandaj u krijua LEI. Ai minimizoi mashtrimin dhe abuzimin e tregut dhe e bëri të thjeshtë llogaritjen e rrezikut financiar.

LEI përmban informacione për njësinë ekonomike, si emrin dhe pronësinë e saj. Çdo LEI mund të kontrollohet përmes një baze të dhënash publike falas nga Indeksi Global LEI.

Përdorimi i LEI nënkupton gjithashtu të dhëna financiare më cilësore dhe më të sakta, duke i vënë autoritetet në një pozicion shumë më të mirë për të vlerësuar rrezikun, për të identifikuar tendencat dhe për të ndërmarrë hapa korrigjues.

Studimet kanë treguar gjithashtu se LEI mund t’i kursejë sektorit bankar ndërkombëtar deri në 4 miliardë dollarë, falë përmirësimit të efikasitetit.

LEI është i "verifikueshëm" nëpërmjet (vLEI), i cili është një homolog i ri dixhital i LEI, që lejon identitetin të verifikohet tërësisht automatikisht, duke kursyer kohë dhe duke reduktuar gabimet e mundshme.

Nuk është vetëm sektori financiar që do të përfitojë nga përdorimi në rritje i LEI-ve, por edhe sektorët e tjerë ekonomikë. Ato janë identifikuar si një mjet kyç në ndërtimin e ekonomive të ardhshme të qëndrueshme, të cilat do të mbështeten në të dhëna të qarta dhe të sakta për të trajtuar kërcënimet e lidhura me klimën dhe për të përqafuar mundësitë.