DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DPS takohet me përfaqësues të kompanisë “ANTEA Cement”

Më datën 27 Mars 2015, në kuadrin rritjes së ndërgjegjësimit mbi rolin dhe rëndësinë e standardeve në produktet dhë shërbimet e ofruara në treg, për të rezultuar në një përfshirje më të madhe të biznesit në procesin e standardizimit, Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) realizoi një takim në ambientet e kompanisë ANTEA Cement Sh.A me disa përfaqësues (shqiptarë dhe të huaj) të kësaj kompanie.

Fotografia: Momente nga takimi

Në këtë takim, nga DPS morën pjesë Znj. Kostanca Dedja – Drejtore, Drejtoria e Çështjeve Ligjore dhe Marrëdhënieve me Palët, Znj. Anita Reçi – Specialiste në Sektorin e Promovimit dhe Marketingut dhe Z. Neiron Zaçe – Përgjegjës në Sektorin CENELEC/IEC, ndërsa nga ANTEA Cement ishin të pranishëm, Znj. Eldisa Shehu – Përgjejgjëse laboratori dhe Z. Giorgos Batsakis – Drejtori i Fabrikës, Z. Dimitris Periklopoulos – Drejtor për Mirëmbajtjen dhe Z. Xhafer Onuzi – Zv. Drejtor për Energjinë Elektrike.

Bashkëpunimi me ANTEA Cement Sh.A ka filluar më herët, fillimisht si blerës i standardeve dhe pastaj si lektorë me prezantim në Ditën Botërore të Standardeve 2014.

Kompania ANTEA Cement, duke njohur rëndësinë e standardeve ka kërkuar të bëhen anëtarë në punën teknike të DPS, si pjesë e Komiteteve Teknike. Kjo kërkesë do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Bordit Teknik të DPS-së.

Grupi TITAN - ANTEA Cement Sh.A

ANTEA Cement Sh.A. është një ndër investimet (Greenfield) më të mëdha të Grupit TITAN, në Shqipëri. Ndërtimi i fabrikës filloi në vitin 2008 në Fushë Krujë dhe përfundoi në 2010-ën. Po në vitin 2010 u prodhua klinkeri i parë dhe filloi shitja e çimentos në vend dhe export, aktualisht me një kapacitet prodhimi rreth 1.5 milion tonë çimento në vit.

ANTEA Cement Sh.A ka ngritur dhe punon sipas një Sistemi të Integruar Menaxhimi, i cili ka implementuar standardet:

Gjithashtu ANTEA përdor edhe një grup standardesh që mbulojë procese të caktuara të punës së saj (P.sh. S SH EN 197-1:2011 – Përbërja, karakteristikat dhe kriteret e konformitetit për çimentot e zakonshme).

Nga ana e DPS u paraqitën dy prezantime:

Në përfundim të prezantimeve dhe diskutimeve, duke marrë parasysh arritjet e kompanisë në implementimin e Sistemeve të Menaxhimit, nga DPS u sugjerua ngritja e një Sistemi për Menaxhimin e Energjisë në drejtim të rritjes së performancës dhe Efiçiencës së Energjisë duke e integruar atë me Sistemet e tjera të Menaxhimit.

Njoftimi i plotë