DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DPS në takim me studentë e pedagogë të Fakultetit të Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Tiranës

Në takimin me studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Shkencave Pyjore të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS) prezantuan rolin dhe veprimtarinë e DPS-së në fushën e standardizimit, si dhe diskutuan mbi rëndësinë e përdorimit të standardeve në:

Prezantimi u organizua në formën e një informacioni të përgjithshëm mbi sistemin e standardizimit dhe mënyrën e funksionimit të tij, FAQ (Pyetje/Përgjigje të shpeshta) duke iu dhënë përgjigje pyetjeve si; Çfarë është një standard? Çfarë bëjnë standardet për Ju? Si mund të blini një standard? A aplikon DPS ulje në çmimin e standardeve? etj.

Shembuj standardesh konkret u diskutuan për të kuptuar çfarë është një standard dhe roli i tij për përdoruesit. U shpjegua procesi i gjetjes apo kërkimit online të standardeve, ku u theksua se mjafton të vendoset fusha e veprimtarisë apo një fjalë kyç, për të cilën jemi të interesuar dhe më pas shfaqen të gjitha standardet e kësaj fushe, statusi i tyre, titulli dhe numri i standardit, qëllimi dhe çmimi përkatës.

Në fund të prezantimit studentët u njohën me publikimet e DPS, materiale këto që mund t’i ndihmojnë gjatë procesit të studimit apo edhe në zhvillimin e temave të diplomës në këtë fushë.

Gjithashtu, DPS prezantoi të gjitha mjetet e komunikimit në dispozicion (tel., fax., faqja e internetit, Profilet e DPS-së në mediat sociale) dhe shërbimet që ajo ofron.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al