DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DPS ka publikuar standardin SSH ISO 8124-1:2022 “Siguria e lodrave - Pjesa 1: Aspekte të sigurisë lidhur me vetitë mekanike dhe fizike”

Kërkesat e standardit ISO 8124-1:2022 zbatohen për të gjitha lodrat, të cilat nënkuptojnë çdo produkt ose material të projektuar ose të përcaaktuar qartë për përdorim, pra për të luajtur fëmijët nën 14 vjeç. Ato janë të zbatueshme për një lodër, ashtu siç është pranuar fillimisht nga konsumatori dhe përveç kësaj, ato përdoren pasi një lodër i nënshtrohet kushteve të arsyeshme të parashikueshme të përdorimit.

Standardi përcakton kërkesat dhe metodat e provës për lodrat e përcaktuara për përdorim nga fëmijët në grupe të ndryshme të moshës nga lindja deri në 14 vjeç. Kërkesat ndryshojnë sipas grupmoshës për të cilën është projektuar një lodër e veçantë. Kërkesat për një grup moshe të caktuar pasqyrojnë natyrën e rreziqeve dhe aftësitë e pritshme mendore ose fizike të një fëmije për të luajtur me ato.