DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DPS ka publikuar standardin SSH EN ISO ISO 14001:2015 ''Sisteme të menaxhimit të mjedisit - Kërkesa me udhëzime për përdorim''

Standardi specifikon kërkesat për sistemin e menaxhimit të mjedisit për ti krijuar mundësinë një organizate të zhvillohet dhe të implementojë (ose zbatojë) një politikë dhe objektiva, të cilat marrin parasysh kërkesat ligjore dhe kërkesa të tjera për të cilat organizata pajtohet, si dhe informacion në lidhje me aspekte të rëndësishme mjedisore. Standardi zbatohet tek ato aspekte mjedisore, të cilat organizata identifikon se mund ti kontrollojë vetë dhe tek ato aspekte që mund të ketë influencë. Ai është i zbatueshëm për çdo organizatë, që dëshiron të krijojë, të zbatojë, të ruajë dhe përmirësojë një sistem të menaxhimit të mjedisit për të siguruar veten konform politikës mjedisore të cilës ka deklaruar dhe të demonstrojë përputhshmërinë me standardin SH EN ISO 14001:2015.