Standardi SSH EN ISO 56001:2024 ofron kërkesa dhe udhëzime për krijimin, zbatimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e një sistemi të menaxhimit të inovacionit. Ai synon të rrisë aftësinë e një organizate për të projektuar dhe prodhuar produkte dhe shërbime të reja të përmirësuara, që sjellin vlera të reja për organizatën dhe klientët e saj dhe palët e tjera të interesuara.
Kërkesat e këtij standardi janë të përgjithshme dhe mund të zbatohen në çdo organizatë, pa marrë parasysh llojin, madhësinë, natyrën e produkteve dhe shërbimeve të ofruar.