DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DPS ka publikuar standardin SSH EN 61591:2020

Pajisje nxjerrëse të tymit të gatimit - Metodat për matjen e performances

Standardi zbatohet për nxjerrësit e tymrave të gatimit (ventilatorët), të cilët vendosen nëpër kuzhina dhe shërbejnë për filtrimin e ajrit. Ai mund të përdoret gjithashtu për nxjerrësit e tymit gjatë gatimit, ku ventilatori është montuar veçmas nga pajisja e filtrimit të ajrit, por kontrollohet nga ajo dhe kur ventilatori përcaktohet në dokumentacionin teknik (p.sh. të dhënat e etiketës së markës) dhe udhëzimet për instalim. Ky standard përcakton karakteristikat kryesore të performancës së këtyre pajisjeve, të cilat janë me interes për përdoruesin dhe specifikon metodat për matjen e këtyre karakteristikave.