Dita e Standardeve: Mundësia për të zbuluar botën e Standardeve Europiane!
Dy Organizmat Europiane të Standardizimit CEN dhe CENELEC do të organizojnë në Qendrën e Manaxhimit të tyre në Bruksel, në datat 21 dhe 22 Shtator 2016, një aktivitet mbi Ditën e Standardeve me temë: “____Mundësia juaj për të zbuluar botën e Standardeve Europiane”.
Më poshtë ju paraqesim programin për të interesuarit sipas kategorive.
Regjistrimet për pjesëmarrje janë të hapura dhe mund të bëhen online.
Pagesa për pjesëmarrje: 400 €
Tarifat e reduktuara për:
Anëtarët pa të drejtë vote në CEN&CENELEC dhe Partnerët Europianë, Institucionet Europiane (Komisioni, Parlamenti, Këshilli Europian) dhe EFTA: 250€
Studentët: 150€
Stafi i 33 Antarëve të CEN&CENELEC: Pa pagesë
CEN&CENELEC edhe një herë brenda këtij viti hapin dyert për këdo që do të mësojë rreth Standardeve Evropiane:
Cfarë janë ato? Kush i bën ato? Pse janë ato kaq të rëndësishme? Si mundem une të përfshihem?....e shumë më tepër.
Programi përfshin sesione të reja me temat e mëposhtme:
standardizimi në mbështetje të teknologjive të zgjuara;
Standardet në shërbim të ekonomisë; dhe
si standardet mbështesin interesat e konsumatorit, punënjësve dhe të mjedisit.
Pse duhet që ju të merrni pjesë?
Dita e Standardeve ju jep mundesinë për të:
Marrë pjesë në një trajnim dy-ditor që jepet nga ekpertë Europianë;
Kuptuar rolin dhe avantazhet e Standardeve Europiane;
Mësuar lidhur me procesin e bërjës/hartimit së Standardeve Europiane;
Dëgjuar se si bisneset mund të përfitojnë nga përdorimi i standardeve;
Zbuluar trendet aktuale dhe të ardhshme në fushën e standardizimit;
Eksploruar kontekstin ndërkombëtar të Standardeve Evropiane;
Gjetur lidhjen midis legjislacionit dhe standardizimit;
Takuar ekspertët e standardizimit të CEN dhe CENELEC;
Marrë përgjigjet tuaja rreth standardeve Europiane;
Për t’u lidhur me pjesëmarrësit e tjerë të interesuar për standardizimin.
Të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet do të marrin gjithashtu një certifikatë, për të treguar që ata e kanë kryer me sukses trajnimin për Standardizimin Evropian____.
Kush mund të marri pjesë në këtë aktivitet?
Kompanitë dhe bizneset e vogla dhe të mesme;
Industria e energjisë, ndërtimit, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (ICT), transportit, gazit dhe elektricitetit, elektroteknikës, automobilistika, industria kimike, hi-tech, prodhuesit;
Kompanitë e certifikimit + akreditimi + vlerësimi i konformitetit + metrologjia;
Federatat evropiane dhe ndërkombëtare;
Qendrat kërkimore;
Akademia dhe Universitetet;
Institucionet kombëtare qeveritare/federale;
Anëtarët e CEN-it dhe CENELEC
Ekspertë të fushave të ndryshme;
Stafi i Komiteteve Teknike (Kryetar, Sekretar);
Anëtarët pa të drejtë vote të CEN dhe CENELEC;
Organizatat Partnere të CEN dhe CENELEC;
Federatat evropiane në bashkëpunim me CEN dhe CENELEC;
Organizatat ndërkombëtare të standardizimit;
Shoqatat Kombëtare dhe Ndërkombëtare;
Kompanitë e konsulencës;
Institucionet e Bashkimit Evropian, Organet dhe Agjencitë
Organizatat ndërkombëtare.
Jeni të lutur, që nëse e shikoni me interes pjesëmarrjen në këtë aktivitet, të na kontaktoni në info@dps.gov.al në kohë në mënyrë që të realizojmë rregjistrimin pranë CEN dhe CENELEC.