DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Dita Botërore e Ushqimit celebrohet nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO)

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) ofron mbi 1600 standarde në fushën e ushqimit dhe prodhimeve ushqimore, e cila punon për të përmirësuar metodat agrokulturore, shpërndarjen dhe promovimin e prodhimeve të shëndetshme.

Globalizimi, urbanizimi, ndryshimet klimatike dhe konfliktet politike janë faktorët kryesorë, që kanë ndikuar në varfërinë dhe kequshqyerjen e miliona njerëve në të gjithë botën.

Seria e standardeve ISO 22000 për menaxhimin e sigurisë ushqimore, ndihmon organizatat të përcaktojnë dhe kontrollojnë rreziqet e sigurisë ushqimore, të sigurojnë besimin në sektorin e prodhimeve ushqimore.

ISO gjithashtu ka një numër standardesh, që synojnë metodat e qëndrueshme dhe të përgjegjshme të prodhimit, të tilla si seria ISO 26000 mbi përgjegjësinë sociale dhe ISO 20400 mbi prokurimin e qëndrueshëm.

Këto seri standardesh mbështesin punën mbi bazën e kushteve të etikës dhe promovojnë praktikat etike të blerjes në të gjithë zinxhirin e prodhimit ushqimor.

Për më tepër, këto standarde kontribuojnë drejtëpërdrejtë në Zhvillimin e Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, e cila synon ti japë fund urisë, duke siguruar ushqimin e nevojshëm, përmirësimin e ushqimit dhe promovimin e qëndrueshëm agrokulturor.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al