Çdo vit, më 14 tetor, komuniteti i standardizimit i përbërë nga të gjitha organizmat kombëtare të standardizimit në të gjitha shtetet anëtare të IEC, ISO dhe ITU festojnë Ditën Botërore të Standardeve (DBS), e cila është një mënyrë shpërblimi ndaj përpjekjeve bashkëpunuese të mijëra ekspertëve në të gjithë botën, të cilët hartojnë e miratojnë dokumenta teknike vullnetare të publikuara më statusin si Standarde kombëtare, europiane e ndërkombëtare.
Në kuadrin e parapërgatitjeve për Ditën Botërore të Standardeve, DPS organizoi një takim me profesorë të Universitetit Polis, në Tiranë, ku u diskutua rreth rëndësisë dhe vlerat e standardeve ndërkombëtare të adoptuara dhe të publikuara nga DPS si Standarde Shqiptare në fushën e ndërtimit dhe Eurocodeve të projektimit. Nga Universiteti Polis, dega Inxhinieri Ndërtimi – Arkitekturë, ku interesi ishte më i madh, në dakordësi të plotë me DPS, u propozuar që përveç bashkëpunimeve për të promovuar standardet dhe Eurocodet e ndërtimit të lidhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi midis Universitetit Polis dhe DPS.
Tema e këtij viti për DBS fokusohet në zhvillimet e fundit të teknologjisë së avancuar, të cilat kanë ndryshuar botën rreth nesh, duke ndryshuar marrëdhëniet në shoqëri dhe familje me mundësi të reja komunikimi dhe kanë sjellë përmirësime të mëdha në kujdesin shëndetësor dhe arsim.
Risitë e teknologjisë së avancuar të dekadave të fundit kanë përmirësuar ndjeshëm cilësinë e videove. Teknologjia e avancuar me video ka bërë të mundur, që njerëzit të krijojnë momentet e tyre të veçanta, me anë të fotografive dhe videove të ndryshme. Standardet Ndërkombëtare kanë krijuar lehtësi në përdorimin e teknologjisë së videove.
Standardet Ndërkombëtare përmbushin kërkesat e industrisë së teknologjisë së avancuar për të pasur zhvillim të mëtejshëm. Standardet në fushën e teknologjisë së avancuar, krijojnë impakt më së shumti tek brezat e rinj, duke përmirësuar teknologjinë e avancuar dhe në rritjen e fitimeve për çdo investim të kryer.
Njohja dhe aplikimi i standardeve në të gjithë botën, do të thotë, që nga krijimi i një video të thjeshtë, ato mund të shumëfishohen në disa të tilla në aparate të tjera, pavarësisht nga pajisja që përdoret. Kjo ndikon në ekonomi, e cila ndihmon në rritjen e tregut, duke u dhënë krijuesve të këtyre pajisjeve besimin dhe sigurinë e duhur për të investuar në aplikacione dhe shërbime të reja video.
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë
Kutia Postare Nr. 98
Tel: + 355 (04) 222 62 55
Fax: + 355 (04) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web site: www.dps.gov.al