DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Buletini informativ javor i MZHETTS!

Qeveria lehtëson procedurat e nevojshme për bizneset në QKB

Në kuadër të përmirësimit të mëtejshëm të klimës së biznesit, QPhoto_1.jpgeveria shqiptare ka miratuar në mbledhjen e saj të fundit një vendim që synon të përmirësojë dhe thjeshtojë procedurat e nevojshme pranë QKB-së.

Ky vendim lehtëson aksesin në shërbimet e ofruara nga ky institucion, nëpërmjet reduktimit të kohës së aplikimit, në përfitim të bizneseve dhe qytetarëve. Vendimi përmban rregulla të thjeshtuara për paraqitjen dhe trajtimin e aplikimeve fizike pranë sportelit qendror të QKB-së, dhe sporteleve të shërbimit në territor, për paraqitjen dhe trajtimin aplikimeve on-line, procesin e vlerësimit të të gjitha aplikimeve që paraqiten pranë QKB-së në lidhje me regjistrimin e biznesit, apo publikimin elektronik dhe marrjen e informacionit nga baza e të dhënave e QKB-së. Një aspekt tjetër i trajtuar është specifikimi i vendimeve që QKB-ja merr në vijim të aplikimeve që paraqiten në lidhje me regjistrimin e biznesit. Çdo vendim i QKB-së në lidhje me miratimin, pezullimin apo refuzimin e një aplikimi, i njoftohet me shkrim aplikantit në çdo sportel, pavarësisht nga vendi i kryerjes së aplikimit, si dhe në faqen zyrtare të QKB-së, jo më vonë se 1 ditë nga data e paraqitjes së aplikimit. Akti rregullon gjithashtu mënyrat e shkëmbimit të informacionit mes QKB-së dhe institucioneve të tjera sipas ligjit nr.9723, datë 3.5.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit”, të ndryshuar. Gjithashtu, në kuadër të lehtësimit të procedurave dhe kostos për shërbimet ndaj biznesit të Qendrës Kombëtare të Biznesit, u miratua ulja e tarifës për veprimet nëpërmjet sportelit elektronik nga 100 Lek në 0 Lek, si ulje e drejtpërdrejtë e kostove për biznesin.

Ishulli i Sazanit, si do vizitohet nga turistët për periudhën Maj-Tetor 2017

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Photo_2.jpgTregtisë dhe Sipërmarrjes ka nxjerrë një udhëzim për operatorët turistikë, subjektet e transportit detar të udhëtarëve dhe individët lidhur me organizimin e vizitave turistike në ishullin e Sazanit. Udhëzimi përmban disa elemente kyçe për të garantuar sigurinë e turistëve dhe mbrojtjen e ishullit të Sazanit. Ishulli do të jetë i hapur për vizitorët nga maji deri në tetor 2017, brenda orarit 08:00 – 19:00, kundrejt një bilete të vendosur nga Bashkia Vlorë, e cila do të kujdeset nëpërmjet personave të autorizuar prej saj për shoqërimin e turistëve në itineraret e përcaktuara. Gjatë vizitave, turistët duhet të jenë gjithmonë të shoqëruar dhe nuk mund të dalin jashtë hapësirave të lejuara nga Ministria e Mbrojtjes. Operatorët turistikë që organizojnë ture ditore duhet të venë në dispozicion të grupeve turistike një person të ngarkuar për shoqërimin e tyre. Për mjetet lundruese, Ministria udhëzon se ato mund ta aksesojnë ishullin vetëm në portin ushtarak të tij, pra nuk lejohet ankorimi në vende të tjera, dhe të pajisen me lejen përkatëse nga Kapiteneria e Portit në përputhje me legjislacionin në fuqi për mjetet lundruese turistike. Në Ishullin e Sazanit ndalohen: Ndërtimet e reja, si edhe punimet publike ose private; Qarkullimi dhe qëndrimi i mjeteve motorike jashtë vendeve të parashikuara për këtë qëllim, me përjashtim të mjeteve të shërbimit dhe të sigurisë; Veprimtaritë tregtare që me përjashtim të atyre që sigurojnë mbrojtjen dhe promovimin e Ishullit të Sazanit; Aktivitetet e zhytjeve, me përjashtim të zonave të lejuara për këtë qëllim.

Agroturizmi, Ministrja Ekonomi viziton Biofermën Rramilli në Shijak

Photo_3.jpgMinistrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka vijuar turin e saj në sipërmarrje të ndryshme në vend, për të promovuar rastet e suksesit dhe për të dëgjuar problematikat e tyre. Ministrja Ekonomi zhvilloi një vizitë në Biofermën Rramilli në Shijak, një fermë që ka kombinuar në mënyrë perfekte prodhimet bio me agro turizmin. Ky biznes i vogël, pas marrjes dhe të një experience italiane, erdhi dhe u ngrit në Shqipëri falë lehtësirave për të bërë biznes dhe tashmë ia ka dalë të kthehet në model suksesi. Vetë ferma ka rreth 500 krerë lopë dhe viça, ka 150 të imta, 27 koshere bletësh, 50 mijë rrënjë ullinj dhe, prej kësaj pasurie, ky biznes familjar vjel produkte organike, të cilat i shërbejnë në tryezën e restorantit të tyre, nga ferma në tavolinë. Produktet kryesore të fermës janë djathi, gjalpi, dhe lloje të ndryshme sallamerish të përgatitura enkas për klientët e tyre. Synimi i pronarëve të kësaj ferme është që t’u shërbejnë klientëve dhe turistëve të huaj ushqime sa më të freskëta, duke krijuar një model agroturizmi që kombinon natyrën me ushqimin, për të cilat Shqipëria gjithashtu po bëhet tërheqëse për turistët si vendas dhe të huaj. Ministrja Ekonomi, duke vizituar mjediset e fermës, inkurajoi fermerët për këtë inciativë, duke i kërkuar që ta ruajnë cilësinë e produkteve, pasi ka mjaft mënyra për ta marketuar këtë agrobiznes. Ministrja tha se jo vetëm turistët huaj por dhe ata vendas janë në kërkim të vendeve të tilla për të kaluar fundjavën. Ajo shtoi se vetë bashkia Shijak duhet të bëjë një hartë të gjithë agrobizneseve në këtë zonë, në mënyrë që Ministria t’i promovojë si një produkt të vetëm turistik në formën e një turi kulinarie. Gjithë zona e fshatrave të Shijakut, në kufi me fshatrat e Tiranës, njihet për vreshtari, blegtori dhe vaj ulliri, dhe përbëjnë një zonë vërtet tërheqëse për turistët që preferojnë natyrën dhe ushqimin e shijshëm.

Për më tepër:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al