Komiteti Evropian për Standardizimin (CEN) dhe Komiteti Evropian i Elektroteknikës për Standardizimin (CENELEC) organizon një aktivitet për Kontrollin e Energjisë.
Ky aktivitet synon të nxisë rritjen e efiçiencës së energjisë dhe ka një rol themelor në politikat e BE-së drejt objektivave të 2030. Auditimet e Energjisë janë një nga mjetet më të rëndësishme në legjislacionin e BE-së për efikasitetin energjetik. Ky aktivitet do të organizohet ditën e hënë në datën 19 Qershor 2017, në Bruksel. Në këtë aktivitet mund të marri pjesë kushdo që është i interesuar për tu trajnuar rreth kësaj tematike të organizuar nga Komiteti Evropian për Standardizimin (CEN) dhe Komiteti Evropian i Elektroteknikës për Standardizimin (CENELEC).
Të interesuarit mund të klikojnë tek linku i mëposhtëm për informacione më të detajuara mbi këtë aktivitet:
https://www.cencenelec.eu/news/events/pages/ev-2017-24.aspx
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë
Kutia Postare Nr. 98
Tel: + 355 (04) 222 62 55
Fax: + 355 (04) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web site: www.dps.gov.al