DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Standardi SSH EN ISO 14064-2 si kontribut në lehtësimin e krizës mjedisore

Ky standard, përpunon kërkesa dhe parime që shërbejnë si udhërrëfyese lidhur me monitorimin efektiv dhe raportimin e aktiviteteve prodhuese që shkaktojnë rritje të emetimeve të gazrave serrë (GHG) në mjedis. ISO 14064-2 përfshin kërkesat për planifikimin e strategjive organizative në eleminim të niveleve të larta të gazrave serrë në mjedis, identifikimin dhe përzgjedhjen e burimeve, rezervave si dhe aspektet e monitorimit, përcaktimit sasior, dokumentimit dhe raportimit të performances organizative lidhur me menaxhimin e sasive të emetimeve të dëmshme.

ISO 14064-2 përqëndrohet në të gjitha proceset teknike gjatë të cilave prodhohen dhe emetohen gazra serrë, duke e konsideruar çdo projekt që përfshin këto procese si një aktivitet potencialisht riskues për mjedisin. Qasja e këtij standardi është kryesisht në parandalim të efekteve të dëmshme të emetimeve të pakontrolluara në mjedis, mes ofrimit të zgjidhjeve konkrete teknike, që mund të zbatohen nga operatorët e interesuar për të rritur cilësinë e punës së tyre dhe për të ulur impaktin e dëmshëm në mjedis.

ISO 14064-2, është adoptuar si standard shqiptar, mes SSH EN ISO 14064-2:2019 - Gazet serrë Pjesa 2: Specifikimi me udhëzuesin në nivel projektimi për përcaktimin sasior, monitorimin dhe raportimin e reduktimeve të emitimeve të gazit ose të pakësimit të shtimit.

Këtë standard dhe të gjithë serinë ISO 1406x, mund ta përfitoni dhe ta bëni pjesë të punës suaj përmes procedurës së blerjes së standardeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, duke na vizituar fizikisht në zyrat tona apo duke kryer porosinë tuaj online në link-un: https://dps.gov.al/sq/