DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Udhëzues për qendrat akomoduese në pikat turistike

Një seri e re udhëzuesish për qendrat akomoduese në pikat turistike e relaksuese, jo vetëm që ndihmon sipërmarrësit për të minimizuar ndikimin negativ të veprimtarisë ekonomike të tyre në mjedis, por ato kontribujnë pozitivisht edhe në jetën dhe në mbarë botën tonë.

Por ndërsa zhvillimi i turizmit sjell një numër të madh përfitimesh për ekonominë, ndikimi i këtij zhvillimi në mjedis nuk është gjithmonë aq i dobishëm. Burimet që ne konsumojnë, si rezultat i qëndrimit/ akomodimit në pikat turistike, janë shpesh shumë më të mëdha sesa ne do të konsumonim nëse do të qëndronim në shtëpi.

Seria e re e udhëzuesve të publikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO), ka për qëllim të ndihmojë në uljen e ndikimeve negative të zhvillimit të turizmit, veçanërisht në qendrat akomoduese në pikat turistike, duke ruajtur kështu përfitimet nga turizmi dhe madje edhe duke i shtuar ato më shumë.

I hartuar dhe miratuar nga Komiteti Teknik i ISO-s, ISO/ TC 228, standardi ISO/TS 13811 - Udhëzues në zhvillimin e specifikimeve mjedisore për qendrat e akomodimit - ka për qëllim të ndihmojë në ruajtjen e mjedisit natyror dhe biodiversitetin e tij, përfshirë këtu edhe kushtet specifike lokale.

Kryetarja e Komitetit Teknik ISO/TC 228, zj. Tuba Ulu Jilmaz, tha se “specifikimet teknike në këtë udhëzues pritet të jenë të dobishme për një gamë të gjerë grupesh interesi, jo vetëm ofrues të qendrave të akomodimit, të cilët duan të jenë më miqësorë me mjedisin.

Gjithashtu, kjo seri udhëzuesish ka për qëllim të ndihmojë edhe ato vende që kanë mungesa në legjislacion, për të krijuar edhe ato kornizën e tyre ligjore në këtë fushë; trupat kombëtare e ndërkombëtare të vlerësimit të konformitetit dhe harmonizimin e skemave të tyre ekzistuese të çertifikimit, si dhe konsumatorët që duan të kenë mundësi të zgjedhin ata operatorë që mjedisin e kanë të rëndësishëm” tha ajo.

"Kjo do të nxisë qëllimin final për një mjedis të shëndetshëm dhe për të rritur nivelin e përgjithshëm të standardeve të sektorit të turizmit."

Udhëzuesit rendisin një numër të madh pikash, që operatorët ekonomikë të turizmit dhe akomodimit mund të bëjnë për të reduktuar ndikimin e tyre në mjedis, përfshirë ruajtjen dhe mirëmbajtjen e burimeve, reduktimin e ndotjes dhe menaxhimin më të mirë të mbeturinave të tyre, si dhe mënyrat se si ata të ushtrojnë veprimtarinë ekonomike të tyre duke dhënë shembull dhe një kontribut pozitiv në zonën përreth. Kjo përfshin elementë të tillë si restaurimin e zonave natyrore me bukuri piktoreske dhe edukimin e stafit, klientëve dhe komunitetit, për rolin e rëndësishëm që ata kanë në ruajtjen e një mjedisi të shëndetshëm jo vetëm për tani, por edhe për brezat që do vijnë.

Udhëzuesin ISO/TS 13811 mund ta gjeni pranë zyrave tona në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Mine Peza" Nr. 143/3
Kutia Postare 98
1014 Tiranë - Shqipëri

Tel: + 355 (04) 222 62 55
Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al
Web: www.dps.gov.al