DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

U mbajt mbledhja e radhës e Bordit Drejtues të DPS

Bordi Drejtues (BD) i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS) mbajti mbledhjen e tij të dytë për vitin 2016 më datë 16 Shtator, në ambientet e DPS-së.

Mbledhja u drejtua nga Kryetari i BD, Z. Ilir Rrëmbeci i cili, mbasi konstatoi kuorumin e nevojshëm, hapi mbledhjen duke e drejtuar atë sipas rendit të ditës të miratuar nga të gjithë antarët.

Rendi i ditës, kryesisht kishte shqyrtimin dhe miratimin e 9 Rregulloreve të Brendshme të DPS, të cilat janë ri-punuar në zbatim të ndryshimeve që kanë pësuar në 2015 Rregulloret e Brendshme 2 dhe 3 të Organizmave Europiane të Standardizimit (CEN dhe CENELEC), si dhe diskutime për shqetësime të ngritura për çështje të ndryshme me interes të përbashkët për qytetarët dhe palët e interesuara për standardet dhe rregullat teknike. Në vijim të kësaj, me shumë interes u pa dhe u diskutua mbi të ardhmen e institucionit të standardizimit në vend (DPS), do të jetë ai 100% buxhetor edhe për shumë vite?, si është eksperianca në Rajon dhe në Europë?, a janë aktualisht kushtet në vend për një ndryshim të tillë, etj, të cilat morën shkak edhe nga Rregullorja - Dok.Nr.RB/DL/006 – Organizimi dhe funksionimi i Forumit Kombëtar të Standardizimit, pranë DPS, forum i cili do krijohet mbasi në DPS të fillojë anëtarësimi me pagesë i cdo të interesuari në punën kombëtare të standardeve.

Mbas shpjegimeve të detajuara për Rregulloret dhe sidomos për Rregulloren - Dok.Nr.RB/DL/001 - Rregullat dhe procedurat e punës për veprimtaritë kombëtare të standardizimit - Pjesa I, II dhe III, e cila siguron rregullat dhe mënyrën e të vepruarit për gjithë veprimtarinë që një organ kombëtar standardesh duhet të ndjekë gjatë ushtrimit të përgjegjësisë për organizimin e sistemit të standardizimit në vend dhe diskutimeve lidhur me to, Bordi Drejtues vendosi miratimin e 9 Rregulloreve të Brendshme të DPS, si dokumenta bazë në punën e saj për hartimin dhe miratimin e Standardeve Shqiptare (SSH), titujt e të cilave janë si vijon:

1. Dok.Nr.RB/DL/001 - Rregullat dhe procedurat e punës për veprimtaritë kombëtare të standardizimit - Pjesa I, II dhe III;

2. Dok.Nr.RB/DL/002 – Për delegatët dhe ekspertët shqiptarë që marrin pjesë në mbledhjet e KT të standardizimit në nivel ndërkombëtar (ISO, IEC dhe CEN, CENELEC, ETSI);

3. Dok.Nr.RB/DL/003 – Rregullat pqër kryerjen e aktiviteteve të standardizimit për standardet e fushës së telekomunikacionit të hartuara dhe publikuara nga ETSI;

4. Dok.Nr.RB/DL/004 – Shpërndarja dhe shitja e standardeve;

5. Dok.Nr.RB/DL/005 – Pezullimi i punës për një standard puro shqiptar të ri apo ripunimi i një standardi kombëtar ekzistues;

6. Dok.Nr.RB/DL/006 – Organizimi dhe funksionimi i Forumit Kombëtar të Standardizimit, pranë DPS;

7. Dok.Nr.RB/DL/007 – Për ushtrimin e veprimtarisë me jashtë të DPS;

8. Dok.Nr.RB/DL/008 – Notifikimi në CEN/CENELEC i standardeve të adoptuara;

9. Dok.Nr.RB/DL/009 – Rregullore për funksionimin e Bordit Teknik të DPS.

Bordi Drejtues në zbatim të kompetencave të tij ngarkoi Drejtorinë e Përgjithshme të Standardizimit për zbatimin menjëherë të Rregulloreve të miratuara.