DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Ti mbajmë të sigurtë zjarrëfikësit

Zjarrfikësit do të bënin gjithçka për të mbrojtur gjithë shoqërinë, të cilës i shërbejnë, por është e rëndësishme që ata të marrin gjithashtu parasysh hapat e nevojshëm për të mbrojtur edhe vetveten.

"Zjarrfikësit janë heronj." E dëgjojmë gjatë gjithë kohës, nga fëmijët, mediat dhe të rinjtë, që kërkojnë të ndërtojnë një karrierë të vlefshme. Zjarrëfikësit janë burra dhe gra të guximshëm, të cilët rrezikojnë jetën e e tyre çdo ditë për të mbrojtur shoqërinë e tyre. Megjithatë, një nga aspektet më të rrezikshme të punës së tyre nuk është vetëm zjarri, por edhe veshja mbrojtëse, që ata veshin gjatë kryerjes së punës së tyre. Sipas Shoqatës të Mbështetjes ndaj të Sëmurëve nga Kanceri, zjarrëfikësit kanë shumë më mundësi të preken nga sëmundje kanceroze për shkak të ekspozimit të tyre ndaj kancerogjenëve. Zjarrfikësit bien në kontakt me kimikatet duke i thithur ato, duke ju futur në lëkurë ose duke i gëlltitur. Nëse, pajisjet mbrojtëse personale nuk pastrohen, siç duhet pas një ndërhyrje për shuarjen e zjarrit, toksinat e dëmshme në pajisje mund të kontaminojnë automjetet dhe stacionin e zjarrfikseve edhe njerëzit, që e veshin atë. Sipas David Matthews, menaxher i biznesit, i cili prodhon veshjet mbrojtëse të zjarrfikësve, kimikatet, që shkaktojnë kancer, të cilat lidhen me pajisjet e mbrojtëse të zjarrfikësve, po bëhen kërcënimi më i madh për shëndetin dhe sigurinë e një zjarrfikësi. “Tymi i zjarrit dhe grimcat e pluhurit janë një rrezik i madh për shfaqjen e sëmundjes së kancerit për këta punëtorë dhe ndërgjegjësimi për këtë çështje po rritet,” u shpreh ai.

“Kur zjarrfikësit marrin me vete pas pune pajisjet e tyre në shtëpi, këto grimca mund të përhapen në makinat e tyre, transportin publik, shtëpitë, partnerët dhe fëmijët. Dikur ishte një "simbol nderi" për një zjarrfikës që të kishte veshje të pista, të cilat rrallë ose nuk pastroheshin siç duhet." Gjatë viteve të shërbimit të tij si zjarrfikës, ai kujton se uniformat ishin hequr në stacion dhe ishin varur në varëse rrobash për t'u tharë, por ndjehet i lehtësuar kur vëren se pastrimi i duhur i veshjeve sot po kryhet në mënyrën e duhur.

Duke ndjekur udhëzimet strikte rreth dekontaminimit të veshjeve dhe pajisejve të pjesëmarrjes në shuarjen e zjarrit, ne mund të reduktojmë në masë të madhe sasinë e ekspozimit me të cilin përballen zjarrfikësit, kur kryejnë punën e tyre. Standardi i ri ISO 23616 i vjen në ndihmë zjarrfikësve me anë të ofrimit të udhëzimeve për përzgjedhjen e duhur, kujdesin dhe mirëmbajtjen e veshjeve dhe pajisjeve mbrojtëse të tyre, të cilat përfshijnë pastrimin, heqjen efektive të ndotësve dhe riparimin e pajisjeve mbrojtëse.