DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Të sigurtë në mbrojtje të jetës

Me standardet ndërkombëtare ISO 23908 - koshat për hedhjen e materialeve mjekësore të rrezikshme; ISO 21649 – injeksione pa shiringa; dhe seria e standardeve ISO 7886 shiringat një-përdorimëshe për injeksionet nën lëkurë, ne mundemi.

Rreth 16 miliard injeksione bëhen çdo vit në të gjithë botën, ku secili injeksion mund të sjellë me vete rrezikun e transmetimit të sëmundjes.

Ripërdorimi i një shiringe e rrit këtë rrezik në mënyrë eksponenciale.

ISO e ka zgjidh këtë problem me standardet për shiringa një përdorimëshe, si dhe me një seri kërkesash për parandalimin e dëmtimeve aksidentale e të paqëllimta nëpërmjet ages/gjilpërës.Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), u përqëndrua në të dhënat më të fundit në dispozicion, dhe vlerësoi se përmes injeksioneve të pasigurta 1.7 milion njerëz ishin të infektuar me virusin e hepatitit B (HBV), rreth 315 000 me virusin e hepatitit C (HCV) dhe 33 800 me HIV.

Bazuar në nismat e OBSH-së, komiteti i ekspertëve ISO për shiringat ka hartuar standardet që zvogëlojnë ndjeshëm këto rreziqe dhe parandalojnë përhapjen e sëmundjeve vdekjeprurëse si HBV, HCV dhe HIV.

Siguria e pacientëve është qëllimi i Komitetit Teknik të ISO-s (ISO ISO / TC 84) - Pajisjet për administrimin e produkteve medicinale dhe kateterëve.

Standardi i suksesshëm ISO 23908 për karakteristikat e mbrojtjes nga shiringat “Mbrojtja nga dëmtimi i objekteve të mprehta - Kërkesat dhe metodat e testimit - Karakteristikat e mbrojtjes nga gjilpërat një-perdorimëshe nën lëkurë, gjilpërat që përdoren për futjen e katetereve dhe marrjen e mostrave të gjakut” dhe ISO 23907 për kontejnerët e mprehtë “Mbrojtja nga dëmtimi i pajisjeve mjekësorë të mprehta - Kërkesat dhe metodat e testimit - Kontenierët (koshat) për mbajtjen e objekteve/pajisjeve mjekësore të mprehta një përdorimëshe”, ofrojnë një teknologji dhe kërkesa që minimizojnë rrezikun e përhapjes së infektimit dhe rrisin sigurinë e jetës së pacientëve.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al