DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Të kontribuosh për një botë më të mirë në Ditën Botërore të Turizmit!

Dita Botërore e Turizmit është dita për të treguar se si turizmi mund të përmirësojë botën rreth nesh.

Vitin e kaluar, sipas Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara, kanë udhëtuar rreth 1.2 miliardë turistë, dhe ky numër pritet të shkojë në 1.8 miliardë deri në vitin 2030. Edhe pse gjithë kjo ngarkesë krijon presion mbi tokë, turizmi ndërkombëtar jep të dhëna që e gjitha kjo ka përfitime të rëndësishme ekonomike për komunitetet vendore, shumë prej të cilëve mbështeten në të.

Dita Botërore e Turizmit mbahet çdo 27 Shtator për të rritur ndërgjegjësimin dhe kontributin që turizmi mund të bëjë në zhvillimin e qëndrueshëm. Tema e këtij viti, "Turizmi dhe Transformimi Dixhital", thekson rëndësinë e teknologjive dixhitale në industrinë e turizmit dhe se si ato mund të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm përmes gjërave të tilla si fuqizimi i komunitetit vendor dhe menaxhimi efikas i burimeve.

Për më tepër, Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), siguron një numër të madh standardesh që shërbejnë si mjete të rëndësishme për të ndihmuar bashkëpuntorët kryesorë në industrinë e turizmit të përmirësojnë kontributin e tyre në zhvillimin e qëndrueshëm. Këto përfshijnë standardet nga komiteti teknik ISO/TC 228, Turizmi dhe shërbimet e lidhura.

Një shembull është specifikimi teknik ISO/TS 13811, Turizmi dhe shërbimet - Udhëzime për zhvillimin e specifikimeve mjedisore për institucionet e akomodimit, që i ndihmon organizatat të zvogëlojnë ndikimet negative të akomodimit të turizmit në mjedisin natyror.

Komiteti i Organizatës Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), aktualisht është duke punuar në standarde të tjera të rëndësishme që kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm brenda turizmit. Kjo perfshin:

Për më tepër na kontaktoni:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al