DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Standardi SSH EN 16636 për Menaxhimin e Dëmtimeve nga brejtësit, insektet dhe mikro-organizmat e dëmshme

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit ka adoptuar si Standard Shqiptar (SSH) standardin europian EN 16636, mbi Shërbimet e Menaxhimit të Dëmtimeve nga brejtësit, insektet, mikro-organizmat e dëmshme, etj., i cili përdoret për të përmirësuar cilësinë e këtyre shërbimeve në të gjithë Evropën. Ky standard përmban kërkesa dhe udhëzime të qarta për ofruesit e shërbimeve, për të siguruar se ata japin shërbime profesionale me cilësi të lartë lidhur me menaxhimin e dëmtuesve, duke minimizuar rreziqet në shëndetin e njerëzve dhe çdo ndikim të mundshëm negativ në mjedis__.__

Prania e dëmtuesve (si p.sh. brejtësve, insekteve ose mikro-organizmave të dëmshme) mund të përbëj një rrezik të madh për shëndetin publik, në momentin që ato mund të shërbejnë si një mekanizëm për futjen dhe përhapjen e sëmundjeve dhe alergjive të mundshme tek njerëzit dhe kafshët.

Industria e menaxhimit të këtyre dëmtuesve, momentalisht luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit publik dhe gjithashtu në mbrojtjen e bizneseve dhe ekonomive familjare nga dëmtimet direkte dhe indirekte, shkaktuar nga dëmtuesit në godina dhe elementët e tyre, që mund të rezultojë me humbje domethënëse, si financiarisht ashtu edhe në drejtim të cilësisë së jetës.

Standardi SSH EN 16636, specifikon kërkesat dhe kompentencat që i nevojiten kompanive në mënyrë që të japin shërbime profesionale për menaxhimin e dëmtuesve. Aspektet mjedisore dhe mirëqenia e kafshëve janë marrë në konsiderate gjatë hartimit të standardit, i cili shikon mundësinë e minimizimit të efekteve negative.

Standardi gjithashtu përcakton kompetencat e nevojshme për role të ndryshme që kontribuojnë në ofrimin e shërbimeve të menaxhimit të dëmtuesve (administrative, shitje, përdoruesit profesional, personi teknik përgjegjës). Megjithatë standardi nuk aplikohet në rastin e mbrojtjes së fushave me të mbjella apo në pastrimet dhe dezinfektimet rutinë, të cilat garantohen nga kontrata të rregullta për shërbimet e pastrimit.

Standardi shërben si pikë referimi për shërbimet profesionale, të cilët kanë nevojë të përdorin standarde të larta për menaxhimin e dëmtuesve. Kompetencat dhe kërkesat e qarta që jepen në këtë standard kontribuojnë gjithashtu në drejtim të përmirësimit të imazhit të industrisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 - Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al