DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Standardi ndërkombëtar ISO 45001 - Shëndeti dhe Siguria në Punë, i përgatitur nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO)

Pritet të dalë së shpejti...

Mbi 7600 njerëz vdesin çdo ditë nga aksidente apo sëmundje të lidhura me punën – në bazë vjetore është mbi 2.78 milion çdo vit.

Barra e lëndimeve dhe e sëmundjeve në punë është e rëndësishme, si për punëdhënësit ashtu edhe për ekonominë në tërësi, duke rezultuar kështu në humbje dhe në dëm të ekonomisë nga daljet e qytetarëve në pension të parakohshëm, mungesa e stafit dhe primet e sigurimit në rritje.

Për të luftuar problemin, ISO është në prag të publikimit (14 Mars 2018) të një standardi të ri, ISO 45001 “Sistemet e Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë - Kërkesat që do të ndihmojnë organizatat të zvogëlojnë këtë barrë, duke ofruar një kuadër rregullash e udhëzimesh për të përmirësuar sigurinë e punonjësve, për të zvogëluar rreziqet në vendin e punës dhe për të krijuar kushte më të mira pune në mbarë botën.

Standardi është përgatitur nga një komitet i ekspertëve të shëndetit dhe sigurisë në punë dhe do të ndjekë qasjet e tjera të sistemit të menaxhimit të përgjithshëm, siç janë standardet për menaxhimin e mjedisit - ISO 14001 dhe për menaxhimin e cilësisë - ISO 9001.

Standardi 45001 do të marrë parasysh standardet e tjera ndërkombëtare në këtë fushë, si OHSAS 18001, Udhëzimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ILO-OSH, standardet e ndryshme kombëtare, standardet ndërkombëtare të punës të publikuara nga ILO, dhe konventat.

*Burimi: Organizata Ndërkombëtare e Punës, ILO

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al