DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Standardi i ri ISO për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave urbane

Zhvillimi i zonave urbane me ritme të shpejta ndikon në burimet financiare dhe në infrastrukturën e vendit. Ky fenomen nuk mund të ndalohet, prandaj është e rëndësishme që kryetarët e bashkive apo drejtuesit e qyteteve duhet të marrin masat e duhura për të përballuar zhvillimin e vrullshëm të urbanizimit. Për të përballuar dhe menaxhuar të gjithë fluksin e urbanizimit, Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, ka filluar të hartojë një standard të ri ndërkombëtar, i cili synon të ndihmojë qeverinë vendore, për të krijuar mjedise urbane të sigurta dhe të qëndrueshme.

600 qytete, të klasifikuara si më të zhvilluarat në botë, përbëjnë rreth 20% të popullsisë së botës dhe përfaqësojnë rreth 60% të GDP-së botërore. Mendohet se deri në vitin 2050, rreth 68% e popullsisë së botës do të shpërngulet nga zonat rurale në zonat urbane dhe kjo rritje ndikon në fatkeqësitë natyrore apo problematikat e ndryshme që sjell mbipopullimi në qytet.

Në vitin 2018, faktet kanë treguar, që më shumë se 17 milion banorë, janë zhvendosur nga banesat e tyre për shkak të fatkeqësive të papritura, siç janë përmbytjet apo fenomene të tjera natyrore 2). Një mot i paqëndrueshëm nënkupton fatkeqësi natyrore më të shpeshta dhe të papritura, gjë për të cilën zonat urbane duhet të jenë të përgatitura për t’i përballuar.

ISO është duke hartuar standardin e ri, për qëndrueshmërinë apo stabilitetin e zonave urbane, i cili synon të mbështesë politikën kombëtare dhe vendase, për t'u përballur me sfida të reja, që ndodhin nga ndryshimet klimatike dhe zhvendosja e numrit të madh të popullsisë. Ky standard do të përcaktojë një sistem specifik për qëndrueshmërinë e zonave urbane, të qartësojë parimet dhe konceptet bazë dhe do ndihmojë përdoruesit për të identifikuar, vëzhguar dhe zbatuar metodat e duhura për t'i bërë zonat urbane më të qëndrueshme për të jetuar.

Hartimi i standardit ISO po drejtohet nën kujdesin e UN-Habitat, programi i Kombeve të Bashkuara, i cili mundëson krijimin e vendbanimeve dhe qëndrueshmërinë e zonave urbane. Eksperienca e tyre 15 vjeçare ne terren sjell përmirësime në hartimin e standardit ISO/TC 292, Siguria dhe qëndrueshmëria.

Zoti Esteban Leon, Kryetari i Programit të Përgatitjes së Qëndrueshmërisë së Zonave Urbane në UN-Habitat dhe anëtari kryesor i grupit të punës, thekson se një qytet i qëndrueshëm duhet të vlerësojë, planifikojë dhe veprojë për t'u përgatitur dhe përgjigjur të gjitha sfidave, qofshin ato të papritura ose jo!

"Këto janë parimet bazë, por një pjesë e madhe e zonave urbane kanë nevojë për udhëzime më të qarta për t’i vënë në zbatim dhe mënyrën e duhur se si mund ta arrijnë këtë qëllim. Standardi ISO do të mbështesë zonat urbane dhe do të ndihmojë në përmirësimin e jetesës së banorëve në zonat urbane".

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al