DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Standardet që garantojnë sigurinë e lodrave në treg janë ndihmësit më të mirë të Babagjyshit

Krishtlindjet po afrohen dhe prindërit janë duke menduar për të blerë dhurata për fëmijët që ti vendosin poshtë pemës së Krishtlindjes. Dyqanet e lodrave po bëjnë oferta të shumta, por pavarësisht kësaj, prindërit ndihen të pasigurtë për lodrat që duan të blejnë për fëmijët! Por, falë ndihmës së Standardeve dhe Tregut të Përbashkët Evropian, prindërit kanë më tepër siguri dhe besim mbi cilësinë e lodrave që duan të blejnë.

Në fakt, sigurimi i mbrojtjes së konsumatorëve në të gjithë BE-në që prej themelimit të tij 25 vjet më parë, ka qenë një ndër objektivat kryesore të Tregut të Vetëm Evropian. Standardet kanë rol të pazëvendësueshëm, duke bërë të mundur sigurinë e produkteve mbi bazën e udhëzimeve teknike në mënyrë që produkti të jetë i sukseshëm kur hidhet në treg.

Roli i standardeve në kontekstin e Tregut të Përbashkët Evropian është i rëndësishëm veçanërisht për lodrat: Standardizimi i ka kushtuar rëndësi të madhe sigurimit të lodrave duke marrë parasysh që lodrat kërkohen dhe pëlqehen nga të gjitha familjet dhe fëmijët kudo në mbarë botën. Standardet e para rreth sigurisë së lodrave u hartuan që para themelimit të Tregut të Vetëm Evropian: Standardi i parë Evropian mbi lodrat ishte Standardi: EN 71-1 'Siguria e lodrave - Vetitë fizike dhe mekanike', i publikuar në vitin 1979.

Që atëherë, u ndërtua e gjithë struktura e standardizimit të sigurisë së lodrave: në 1988 u publikua Udhëzuesi i parë Evropian rreth Sigurisë së Lodrave (88/378 / EEC), dhe Standardi EN 71-1 u përditësua për ta mbështetur atë. Udhëzuesi është rishikuar në vitin 2009, me publikimin e Udhëzuesit të ri 2009/48 / EC, i njohur edhe si 'Udhëzuesi i Sigurisë së Lodrave', i cili tani është pika kryesore e referencës për harmonizimin e rregullave të sigurisë në të gjithë Tregun e Vetëm Evropian.

Gjatë këtij procesi, standardet për sigurinë e lodrave janë përditësuar dhe përmirësuar, dhe grupi i këtyre standardeve është shtuar gjatë dekadave, nën përgjegjësinë e CEN/TC 52 ‘'Siguria e lodrave ’, Komiteti i të cilave mbahet nga Standardet Daneze. Disa nga standardet më të rëndësishme që lidhen me sigurinë e lodrave janë Standardi EN 71-2 ‘Ndezshmëria’ dhe Standardi EN 71-3 ‘Migrimi i disa elementëve' . Hartimi i këtyre standardeve ka marrë parasysh llojet e reja të lodrave dhe teknologjive, dhe në këtë mënyrë shmangin rreziqet e reja që mund të ndodhin: Standardizuesit Evropianë i kanë trajtuar këto të dhëna duke shtuar më shumë përkufizime, kërkesa, metoda testimi (dhe arsyetimi) ndaj standardit.

Suksesi i kësaj përpjekjeje të përbashkët është konfirmuar kohët e fundit nga Komisioneri Europian për Drejtësinë, Konsumatorët dhe Barazinë Gjinore, Věra Jourová, e cila më 6 dhjetor 2018, Dita e Shën Nikollës, paraqiti rezultatet mbi mbeldhjen e të dhënave nga testimi i lodrave, të cilat treguan se pothuajse 90% e lodrave të testuara në BE nuk treguan rreziqe kimike. Ky nivel i lartë i sigurisë sigurohet nga standardet, të cilat në javët para Krishtlindjeve me të vërtetë janë ndihmësit më të mirë të Babagjyshit!

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al