DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Standardet ndihmojnë në rimëkëmbjen e sektorit të turizmit pas pandemisë COVID-19

Organizata Spanjolle për Standardizimin (UNE), anëtare në Organizatën Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), ka hartuar udhëzuesin kombëtar për të rimëkëmbur një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, pas një periudhe të gjatë mbyllje.

Në bashkëpunim me Institutin Spanjoll për Turizëm Cilësor (ICTE), Organizata Spanjolle për Standardizimin, ka publikuar së fundmi një seri specifikimesh kombëtare, që ofrojnë udhëzime dhe rekomandime në lidhje me përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Ndërsa miliona spanjollë dhe turistë të huaj, po fillojnë të lëvizin pas periudhës së gjatë të mbylljes, shumë prej tyre po kërkojnë për një vend, ku të bëjnë pushime qetësuese, për të larguar streset e krijuara nga mbyllja e shkaktuar prej pandemisë COVID-19. Përsëri njerëzit kanë filluar të nisen për në plazhet e nivelit ndërkombëtar të Spanjës dhe për të vizituar qytetet historike. Specifikimet e reja, të emërtuara, si UNE 0066, përmbajnë direktiva dhe masa sigurie që do t'i ndihmojnë ata, që punojnë në sektorin e turizmit të mbajnë koronavirusin nën kontroll.

Specifikimet UNE 0066 vlejnë për t’u zbatuar në një tërësi sektorësh dhe operatorësh ekonomikë, duke përfshirë: agjencitë e udhëtimit dhe zyrat e turizmit, restorantet, hotelet dhe apartamentet me qira, transportin publik, kantinat, muzetë dhe vendet e trashëgimisë kulturore. Për t’iu përgjigjur një nevojë urgjente, projekti u mbështet nga Sekretariati i Spanjës për Turizmin dhe u zhvillua në kohë rekord. TIKE mori përsipër detyrën thelbësore të hartimit të dokumenteve dhe vendosjen e konsensusit të palëve të interesuara, në mënyrë që të sigurojë një protokoll të qartë, të harmonizuar, që do të zbatohet në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë dha mbështetjen e saj për specifikimet, duke theksuar efektivitetin e partneritetit publik-privat, që qëndron pas kësaj iniciative. Specifikimet plotësojnë standardet e turizmit të UNE-së, si dhe masat e shëndetit publik, që duhet të zbatohen si nga banorët ashtu edhe nga vizitorët, duke përfshirë distancimin social, mjetet parandaluese dhe veshjen e maskave e dorezave mbrojtëse. Por specifikimet japin më tepër ndihmë, duke mbuluar fusha të tilla si pastrimi dhe dezinfektimi, vlerësimi dhe kontrolli i aksesit, masat mbrojtëse për personelin, sistemet e pagesave dhe prenotimeve pa kontakt, si dhe hartimi i planeve të emergjencave.

Në shumë vende, një nga sfidat me të cilat individët dhe bizneset janë përballur në trajtimin e pandemisë së COVID-19 ka qenë mungesa e një plani të qëndrueshëm, madje edhe në nivelin kombëtar. Tashmë, UNE ofron një grup të unifikuar udhëzimesh, që do të zbatohen kudo. Ato theksojnë rolin e rëndësishëm të standardeve në vendosjen e rregullave të qarta dhe krijimin e besimit.

Komiteti teknik i ISO për turizmin dhe shërbimet përkatëse në mbledhjen e tyre plenare, do të vlerësojë mënyrat për të mbështetur industrinë dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19, e cila mbahet sot në internet. Specifikimet e UNE kanë potencial, që të përdoren si një bazë për zhvillimin e tyre me konsensues në nivel ndërkombëtar nga Komiteti Teknik ISO / TC 228.

Specifikimet e reja, rrisin shpresën e Spanjës, që rimëkëmbja ekonomike, rihapja e sektorëve të ekonomisë, do të ndikojnë në parandalimin e përhapjes së COVID-19. Specifikimet vihen në dispozicion pa pagesë, për bizneset e turizmit të të gjitha madhësive, të cilat do të përfitojnë nga udhëzimet e qarta, që tregojnë se si të mbrojnë punonjësit ashtu edhe klientët e tyre.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al