DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Standardet Evropiane luajnë rol strategjik në rimëkëmbjen e vendeve të BE-së

Pandemia e COVID-19 ka ndikuar seriozisht në Ekonominë Evropiane: Sipas Komisionit Evropian, ekonomia e BE-së pritet të tkurret me 7,5 % gjatë vitit 2020. Prandaj një veprim i shpejtë dhe vendimtar në nivel Evropian është thelbësor, për të mos lejuar rënien e mëtejshme të ekonomisë, por ringritjen e ekonomisë sa më shpejt të jetë e mundur.

Plani për Rimëkëmbjen Evropiane u prezantua në datën 27 Maj nga Komisioni Evropian me tematikën përkatëse të Rimëkëmbjes “Vazhdimësia e vendeve të BE-së” dhe objektivi i tij për fuqizimin e Tregut dhe “investimi për një Evropë të gjelbër, dixhitale dhe fleksibel, ofron një zhvillim pozitiv.

Sistemi Evropian i Standardizimit përbën një nga themelet kryesore të Tregut, duke mbështetur harmonizimin e Tregut Evropian dhe duke e bërë atë më të qëndrueshëm, më të lehtë dhe më të sigurtë për qytetarët, kompanitë dhe institucionet publike për të ofruar shërbime dhe shitur produkte, të udhëtojnë jashtë kufijve dhe të gjejnë mbështetje në të njëjtin nivel të lartë shërbimesh në të gjithë Evropën.

Këto përfitime janë theksuar në Deklaratë e CEN dhe CENELEC tek: “Standardet krijojnë besim”, dhe gjatë muajit të fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes kur CEN, CENELEC dhe anëtarët e tyre vunë në dispozicion një seri standardesh Evropiane falas për pajisjet mjekësore dhe pajisjet mbrojtëse personale, të përdorura në luftën kundër pandemisë së COVID-19.

Prandaj CEN dhe CENELEC pohojnë se Standardizimi Evropian mund dhe duhet të përfaqësojë një zgjidhje të besueshme për të mos lejuar copëzimin e Tregut, i cili duket se është një ndër faktorër kryesorë të krizës ekonomike. Rivendosja e efikasitetit të Tregut ka një rëndësi strategjike dhe kërkon një shtysë për të ecur përpara.

Sistemi Evropian i Standardizimit siguron një mjet të fuqishëm për të mbështetur Evropën në përmbushjen e sfidave aktuale: Standardet Evropiane ndihmojnë në heqjen e barrierave të tregëtisë dhe kompanive mbështetëse për të sjellë në treg produkte dhe shërbime konkuruese.

Siç edhe izolimi na ka treguar, se me pajisjet teknologjike (IT) realizohet puna në distancë dhe siç pranon vetë Plani i Rimëkëmbjes, një nga fushat kryesore me potencialin më të madh për të lehtësuar vendet e Evropës është dixhitalizimi.

CEN dhe CENELEC, po ndihmojnë Evropën për të përfituar teknologji të reja si IoT dhe 5G, në mënyrë që ta bëjnë sistemin e standardizimit të përshtatshëm për epokën dixhitale.

Një fushë tjetër prioritare e identifikuar për rimëkëmbjen e vendeve të BE-së është qëndrueshmëria, në kuadrin e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane të shpallur kohët e fundit.

Standardet Evropiane mbështesin tregtinë ndërkombëtare, zvogëlojnë pengesat tregtare, ndihmojnë produktet dhe shërbimet evropiane të hyjnë në tregun botëror.

Fuqia e sistemit evropian të standardizimit qëndron në marrëveshjet e saj me organizatat ndërkombëtare të standardizimit (ISO & IEC) dhe në punën frytdhënëse për të promovuar standardet ndërkombëtare.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al