DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Standardet e reja të harmonizuara për pajisjet mjekësore do të ndihmojnë në luftën kundër COVID-19

Ndonëse në kushte pune në distancë, DPS është në komunikim të vazhdueshëm me organizmat europiane e ndërkombëtare të standardizimit, duke siguruar masa dhe veprime të njejta në luftën kundër COVID-19.

Më poshtë, do të gjeni të rejat më të fundit sa i përket ndryshimeve, që kanë pësuar standardet e harmonizuara, në zbatim të legjislacionit për pajisjet mjekësore. Kujtojmë, se të gjitha këto ndryshime do t’I gjeni të reflektuara në Standardet Shqiptare (SSH) të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit.

Standardet e reja të harmonizuara për pajisjet mjekësore të publikuara në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Europian do të ndihmojnë në luftën kundër COVID-19.

Më 25 Mars, Komisioni Evropian publikoi tre vendime në Gazetën Zyrtare të BE (OJEU), duke përmendur një seri standardesh të reja të harmonizuara (hEN) për pajisjet mjekësore.

Vendimi u mor si pjesë e veprimeve të ndërmarra për të kontribuar në luftën kundër infeksionit COVID-19 dhe në vijim të vendimit të CEN dhe CENELEC për të vënë në dispozicion, falas, një seri prej 14 standardesh, vendim i cili u nxit nga nevoja urgjente për të harmonizuar sa më shpejt të jetë e mundur disa nga standardet kryesore në ndihmë të bizneseve që operojnë në fushën e pajisjeve mjekësore.

Në veçanti, tre vendimet i konsiderojnë standardeve të harmonizuara nën direktivat e mëposhtme:

Publikimi në kohë i këtyre standardeve do të mundësojë një qasje më të shpejtë dhe më të butë në tregun e pajisjeve të reja mjekësore dhe mbrojtëse, themelore për të adresuar mungesën e rëndë të përjetuar në shumë vende evropiane për shkak të pandemisë COVID-19.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al