DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Sistemi i Menaxhimit të Energjisë ndihmon kompanitë në reduktimin e kostove

Për shumë kompani, kostoja e energjisë është e lartë, kështu që përmirësimi i efikasitetit të energjisë së përdorur mund të jetë çelësi për të ulur kostot e tyre dhe për të qenë konkurrues.

Një numër i kompanive dhe organizatave kanë integruar tashmë në bizneset e tyre Sistemin e Menaxhimit të Energjisë për të reduktuar konsumin e saj. Për ato kompani që nuk e kanë zbatuar akoma këtë sistem, Standardi SSH EN ISO 50001:2011 ju vjen shumë në ndihmë.

Menaxhimi i Energjisë

Përdorimi i energjisë në mënyrë efikase u vjen në ndihmë organizatave të reduktojnë kostot, si dhe të ndihmojnë në ruajtjen e burimeve dhe trajtimit të ndryshimit të klimës. Për përdorimin e energjisë me më shumë efikasitet, SSH EN ISO 50001 mbështet organizatat në të gjithë sektorët, nëpërmjet zbatimit të një Sistemi për Menaxhimin e Energjisë (EnMS).

Sistemi i Menaxhimit të Energjisë - SSH EN ISO 50001: 2011

Standardi SSH EN ISO 50001 bazohet në modelin e sistemit të menaxhimit për përmirësimin e vazhdueshëm, model i cili përdoret gjithashtu në standardet e tjera të mirënjohura, si ISO 9001 apo ISO 14001. Ky standard e ndihmon organizatën/kompaninë që të integrojë dhe të zbatojë menaxhimin e energjisë në të gjitha përpjekjet e saj për përmirësimin e cilësisë dhe menaxhimin e mjedisit.

Standardi SSH EN ISO 50001 : 2011 ofron një kuadër kërkesash për organizatat lidhur me:

·

Standardi SSH EN ISO 50001:2011

Ky standard i mundëson organizatave vendosjen e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të siguruar performancë në energji, përfshirë eficencën, përdorimin dhe konsumin e energjisë.

Zbatimi i këtij standardi tenton të çojë në zvogëlimin e emetimit të gazrave nga efekti serë dhe ndikimeve të tjera mjedisore të ngjashme dhe kostos së energjisë nëpërmjet menaxhimit sistematik të energjisë.

Ky standard mund të zbatohet nga të gjitha llojet dhe madhësitë e organizatave, pavarsisht kushteve gjeografike, kulturore dhe sociale. Zbatimi i suksesshëm varet në angazhimin e të gjitha niveleve dhe funksioneve të organizatës dhe veçanërisht nga menaxhimi në nivel të lartë.

Ky Standard Ndërkombëtar bazohet në modelin Planifiko – Bëj – Kontrollo – Vepro (PDCA - Plan - Do - Check – Act) në kuadrin e përmirësimit të vazhdueshëm dhe përfshirjes së menaxhimit të energjisë në praktikat e përditshme organizuese, siç ilustrohet në Fig. 1.

SHËNIM: Në drejtim të Menaxhimit të Energjisë modeli PDCA (Planifiko – Bëj – Kontrollo – Vepro) mund të përshkruhet si më poshtë:

Artikulli i plotë____