DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Sigurimi i furnizimit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të ujit dhe kanalizimeve për gjithë popullatën

Mbi 80% e ujërave të zeza, të hedhura nga njerëzit, në gjithë botën derdhen në ekosistem, pa u përpunuar ose ripërdorur. Për më tepër, rreth 40% e popullsisë në botë, nuk ka furnizim të mjaftueshëm me ujë, për të përmbushur nevojat e saj.

Organizata Ndërkombëtare për Standardizmin (ISO), ofron shumë standarde, rreth menaxhimit të ujit, të cilat përfshijnë një tërësi fushash, që nga rrjeti i ujërave të zeza dhe kanalizimeve, deri te ripërdorimi i ujit, ujitja efikase, kontrolli i zonave të furnizimit me ujë dhe llojet e shërbimit, në lidhje me sistemet e furnizimit me ujë të pijshëm.

Kështu mund të përmendim standardin ISO 24518, i cili shërben për t’i ndihmuar komunitetet në menaxhimin e ujit të pijshëm dhe shërbimet e ujërave të zeza, në rast se ndodh një krizë në shërbimet e furnizimit me ujë.

Standardi i sapo publikuar ISO 24521, jep udhëzime praktike rreth menaxhimit dhe mirëmbajtjes së shërbimeve bazë të ujërave të zeza në një vend. ISO ofron këshilla për trajnuesit e përdoruesve dhe operatorët, vlerësimin e rreziqeve dhe hartimin dhe ndërtimin e sistemeve bazë të ujërave të zeza në një vend, duke përdorur teknologjinë alternative, e cila mund të zbatohet, në përdorimin e burimeve të ujit.

ISO, gjithashtu po punon në shtimin e fushave të reja, siç është teknologjia për tualetet e gjeneratës së re, që mund të funksionojnë jashtë rrjetit të kanalizimeve, në rajone, ku nuk ka akses, në sistemet e furnizimit me ujë dhe të shkarkimit të ujërave të zeza.

Standardet, në këtë fushë përfshijnë edhe standardin, në vijim, ISO 30500, Mungesa e sistemeve të kanalizimeve- Njësi të krijuara dhe të integruara për trajtimin e ujit - Kërkesa të përgjithshme të sigurisë dhe performancës për projektimin dhe testimin.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al