DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Siguria në rrugë - Përditësimi i serisë së standardeve për sigurinë dhe funksionin elektronik të automjeteve

Në ditët e sotme, kur teknologjia e automjeteve të transportit po avancon me ritme të shpejta, është e rëndësishme që automjetet e reja elektronike të jenë të sigurta. Sapo është përditësuar Seria e Standardeve Ndërkombëtare për sigurinë dhe funksionimin e sistemeve elektrike dhe elektronike për automjetet e transportit, e cila shërben për t’i dhënë siguri industrisë së automjeteve.

Makinat e reja janë shumë të avancuara krahasuar me makinat me motorë me djegie të brendshme të një shekulli më parë dhe me dritare me hapje manuale të xhamave. Në ditët e sotme gjithçka në automjet bëhet me prekjen e një butoni ose nëpërmjet një komande të thjeshtë zanore. Teknologjia vazhdon të avancojë dhe elektronika ofron një tërësi funksionesh të modernizuara për automjetet.

Me avancimin e teknologjisë vijnë një sërë rreziqesh. Qëllimi i serisë së Standardeve ISO 26262 është të pakësojë këto rreziqe, duke ofruar udhëzime dhe kërkesa për sigurinë dhe funksionimin e sistemeve elektrike dhe elektronike në automjete.

Sapo është përditësuar Standardi ISO 26262, i publikuar në 12 pjesë të ndryshme, Automjetet rrugore - Siguria dhe funksionimi, për teknologjinë e re dhe zhvillimin e shpejtë të tyre.

Z. Susumu Akiyama, Kryetar i nënkomitetit ISO, i cili hartoi standardet, -tha: se siguria dhe funksionimi për sistemet elektrike dhe elektronike në automjetet rrugore është thelbësore për cilësinë e përgjithshme dhe sigurinë e produkteve, si dhe për reputacionin e prodhuesit.

Ai tha se: "Seria e standardeve ISO 26262 është një mjet i dobishëm për industrinë e automjeteve, e cila shërben për të ofruar sigurinë e automjetit dhe përgjithësisht shërben për të lejuar fleksibilitet për inovacionin dhe zhvillimin e kësaj teknologjie".

Ndryshimet në versionet e rishikuara përfshijnë shtimin e kërkesave të veçanta specifike për motorrët si dhe kërkesat e reja për motoçikletat. Karakteristikat funksionale të sigurisë formojnë një pjesë integrale të fazës së zhvillimit të produktit të automjeteve, nga projektimi dhe dizajni në implementimin, integrimin, verifikimin, vlerësimin dhe në fund nxjerrjen nga prodhimi. Standardi ISO 26262 përcakton sigurinë dhe funksionimin për të gjitha sistemet e lidhura me sigurinë elektronike dhe elektrike të automjeteve, duke mbuluar tërë ciklin e tyre, përfshirë këtu: zhvillimin, prodhimin, mirëmbajtjen, shërbimin dhe nxjerrjen jashtë përdorimit.

Seria gjithashtu detajon një përqasje për automjetet duke u bazuar në rrezikshmërinë tyre , për përcaktimin e klasave të rrezikut, të njohura si Nivelet e Integritetit të Sigurisë të Automjeteve, të cilat janë krijuar duke kryer një analizë të rreziqeve të mundshme bazuar në tre variabla: ashpërsinë, probabilitetin e ekspozimit dhe kontrollueshmërinë nga shoferi.

Standardi ISO 26262, pjesët 1-12, janë miratuar nga komiteti teknik ISO / TC 22, automjetet rrugore, nënkomiteti SC 32, Komponentët elektrikë dhe elektronikë dhe aspekte të përgjithshme të sistemit, sekretariati i të cilave mbahet nga Komiteti i Standardeve Industriale Japoneze , anëtari i ISO-së për Japoninë.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al