DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Siguria dhe shëndeti në punë

Përballja me stresin në punë është tema e Ditës Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë – dhe për këtë standardet ndërkombëtare të publikuara nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO) mund të vijnë në ndihmë.

Pavarësisht nga mënyra se nga krijohet stresi (nga faktorë të brendshëm në punë apo i mbartur nga jashtë), ai është një çështje e rëndësishme e shoqërisë së sotshme. Rritja e pritshmërive, rritja e konkurrencës dhe ndryshimet e shpejta të teknologjisë, shkaktojnë trysni tek punonjësit për të punuar më shumë dhe më gjatë – ose të ndryshojnë totalisht rolin e tyre.

Ky lloj stresi mund të rezultojë me pasoja serioze për shëndetin dhe mirëqenien e punonjësve, dhe kjo është arsyeja përse këtë vit. Zyra Ndërkombëtare e Punës (ILO) ka zgjedhur “stresin në vendin e punës” si temën e Ditës Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Por, krahas këtyre aktiviteteve, ka akoma shumë për të bërë në drejtim të parandalimit dhe menaxhimit të një stresi të tillë, përfshirë këtu programe efektive për mirëqenien dhe reduktimin e rreziqeve ndaj shëndetit dhe sigurisë në punë.

Në ndihmë të këtij problemi ISO po punon për hartimin dhe publikimin e standardeve për menaxhimin e shëndetit dhe sigurisë në punë, të cilat do t’i ndihmojnë organizatat/kompanitë të përmirësojnë kushtet me ndikim në shëndetin dhe mirëqenien e punonjësve të tyre dhe të reduktojnë stresin e lidhur me punën, nëpërmjet zbatimit të sistemit të menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në ambientet e punës.

Kjo përfshin identifikimin dhe menaxhimin e sfidave dhe rreziqeve, duke zbatuar masa të cilat garantojnë që punonjësit nuk do të jenë subjekt i ngarkesave të tepërta të punës, ekzistencën e një supervizioni/mbikëqyrjeje të përshtatshme, si dhe krijimin e proceseve të qarta për komunikimin dhe konsultimin midis stafit dhe menaxherëve.

Standardi që pritet të publikohet nga ISO gjithashtu do të ndihmojë organizatat/kompanitë të marrin masat e duhura që do të çojnë në uljen e aksidenteve në punë dhe në krijimin e një kulture pozitive të shëndetit dhe sigurisë në punë.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 - Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al