DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Siguri dhe qëndrueshmëri në shfrytëzimin e minierave

Industria e shfrytëzimit minerar është aktualisht e domosdoshme për përmbushjen e kërkesave të sotme të energjisë, të cilat mund të luajnë një rol themelor në shumë ekonomi kombëtare. Gjithsesi kjo industri duhet të plotësojë kërkesat mjedisore, si dhe shfrytëzimimi pa kriter i burimeve të pakta nuk duhet konsideruar si barrë për brezat e ardhshëm. Kjo është arsyeja pse industria e shfrytëzimit minerar ka një rol të patjetërsueshëm në sigurimin e një zhvillimi të qëndrueshëm.

Shfrytëzimi i minierave është një aktivitet i përkohshëm, me miniera që hapen kudo, përgjatë disa viteve dhe disa dekadave. Megjithatë, gjithnjë e më shumë, ajo që ndodh pasi një minierë mbyllet, dhe ndikimi që kjo ka në komunitetin zonal dhe mjedisin, ndikon ndjeshëm në konkurrencën e operatorëve të shfrytëzimit të minierave.

Një nënkomitet i ri i ISO-s mbi menaxhimin e procesit të rehabilitimit në shfrytëzimin e minierave (ISO/TC 82/SC 7) është krijuar për të hartuar Standarde Ndërkombëtare, të cilat mund të ndihmojnë në zvogëlimin e dëmtimeve afatgjata nga aktiviteti i shfrytëzmit të minierave, duke rritur cilësinë e jetës të banorëve që jetojnë në këtë zonë dhe duke ndihmuar të përmirësojnë marrëdhëniet midis industrisë së shfrytëzimit minerar dhe banorëve që jetojnë në këto zona.

Ndërkohë që shumë vende kanë në zbatim standarde të mira kombëtare, deri tani ka munguar një qasje globale. Menaxhimi i një veprimtarie rehabilituese është shumë kompleks; ajo fillon shumë kohë para se një shfrytëzim minerar të fillojë dhe nuk ndalon për shumë vite pas orës së fundit të qymyrit të nxjerrë.

Projektet e reja të shfrytëzimit minerar në përgjithësi janë të mirë përcaktuar dhe një plan rehabilitues është i detyrueshëm, por një standard i përbashkët global në drejtim të menaxhimit të këtij plani rehabilitues nuk është ende në dispozicion. Përveç kësaj, pothuajse çdo vend ka eksperienca problematike të disa llojeve me minierat, të cilat nuk janë më operacionale, shpesh lidhen me pirgjet e dheut dhe pellgjet me mbetje.

Standardet e të ardhmes për shfrytëzim të ndryshëm dhe të fuqishëm të minierave

Zhvillimi i standardeve në sektorin e shfrytëzimit të minierave është një sfidë e madhe dhe pjesa më e madhe e standardeve rajonale ekzistuese do të shërbenin si shembuj pozitiv për tu përdorur në nivel global. Kjo do të jetë një nga detyrat e ardhshme të komitetit teknik të ISO-s.

Në këtë drejtim, Prof. Sun Joon Kim theksoi: “Qëllimi i standardizmit të minierave nuk është të specifikojë teknologji apo krtiere specifike, por të sugjerojë një udhëzues të përgjithshëm që mund të zbatohet globalisht. Në brendësi të këtij udhëzuesi të përgjithshëm, mund të gjenden më të detajuara fushat dhe standardet për çdo situatë që mund të zhvillohet, nëse është e nevojshme, situata specifike mund të standardizohen në mënyrë të pavarur”.

Artikulli i plotë