DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Si standardet mund të përmirësojnë konsumin e qëndrueshëm

Projektimi dhe prodhimi janë dy faza që luajnë një rol kryesor në fuqizimin e konsumatorëve për të bërë zgjedhjen e duhur.

Në këtë kontekst, standardet evropiane ndihmojnë në zbatimin e kritereve të vendosura për Etiketimin e produkteve të konsumit siç kërkohen në legjislacionin përkatës.

Gjithashtu, standardet luajnë një rol shumë të rëndësishëm sa i përket zbatimit të saktë të testimit, duke lehtësuar kështu sigurimin e informacionit të besueshëm për konsumatorët.

Zbatimi i kritereve të vëna për ekomodelimin/projektimin dhe etiketimin e produkteve që punojnë me energji elektrike ofrojnë bazën për të zhvilluar një komunikim dhe informim të qartë për konsumatorët për të marrë të gjitha informatat e rëndësishme në lidhje me aspektet e efikasitetit material në një mënyrë të njëtrajtshme dhe të strukturuar.

Konsumi i qëndrueshëm si një masë për mbrojtjen e jetës së planetit tonë. Konsumi i qëndrueshëm ndihmon në rritjen e efikasitetit të burimeve si ekonomike ashtu edhe natyrore e humane dhe sigurimin e aksesit në shërbimet themelore, duke përmbushur nevojat e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm.

Sidoqoftë, në dritën e sasisë së informacionit që konsumatorët duhet të kërkojnë/lexojnë gjatë blerjes së produkteve, organizatat e konsumatorëve paralajmërojnë se konsumatorët nuk duhet të pritet të marrin përgjegjësinë për mbikonsumimin dhe tepricën e mbeturinave të krijuara gjatë konsumit të përditshëm.

ANEC, organizata që është zëri i konsumatorëve në standardizimin evropian, në bashkëpunimin me dy organizmat europiane të standardizimit CEN dhe CENELEC, përqendrohet në sigurimin që shqetësimet e konsumatorëve për shëndetin dhe mjedisin të merren parasysh në zhvillimin e standardeve evropiane.

Zbatimi më i mirë i teknologjive ekzistuese dhe konsiderimi më i madh i implikimeve mjedisore në fazën e projektimit/modelimit të produktit mund të japë një kontribut të madh në mbrojtjen e mjedisit.

Për të ditur më shumë rreth asaj se si standardet mund t'i ndihmojnë konsumatorët të bëjnë zgjedhje më të qëndrueshme dhe kështu të kontribuojnë në përmirësimin e mjedisit, mund të shkarkoni dhe lexoni standardet që gjenden në Katalogun e Standardeve Shqiptare në linkun:

http://www.dps.gov.al/standard/advance_search.php.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al