DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Seminar ndërgjegjësues për komunitetin për maskat mbrojëse të fytyrës nga CEN&CENELEC

Komiteti Evropian për Standardizimin (CEN) mbajti ditën e djeshme, datë 17 Qershor 2020 një seminar rreth ndërgjegjësimit të komunitetit për maskat mbrojëse të fytyrës.

Marrëveshja e re e bashkëpunimit (CWA) 17553: 2020 ‘Maskat mbrojtëse të fytyrës në Komunitet - Udhëzues për kërkesat minimale, metodat e testimit dhe përdorimit’, ofron kërkesat minimale për projektimin, vlerësimin e prodhimit dhe të performancës për maskat mbrojtëse, të përcaktuara për konsumatorët, të cilat mund të jenë një përdorimëshe ose disa përdorimëshe.

Në shumicën e vendeve Europiane, maskat mbrojtëse në komunitetit, të cilat shpesh nuk përfshihen në fushën e pajisjeve mbrojtëse personale (PPE) dhe rregulloreve të pajisjeve mjekësore, janë bërë një element kryesor i strategjive kombëtare që drejtojnë ngritjen graduale të masave të izolimit. Për këtë arsye, Komisioni Evropian ka identifikuar nevojën urgjente për një shkallë të harmonizuar dhe të qëndrueshme të sigurisë për maskat mbrojtëse të fytyrës në komunitetit.

Bazuar në këtë nevojë dhe për t'iu përgjigjur situatës urgjente, CEN ra dakort të hartojë marrëveshjen e re të bashkëpunimit (CWA) me një qasje të shpejtë nën administrimin e AFNOR, Organi Francez i Standardizimit. Marrëveshja e re e bashkëpunimit (CWA), e publikuar më datën 17 qershor është fryt i një përpjekje kolektive nga anëtarët e këtij seminari, të cilët kanë ndarë eksperiencën e tyre, së bashku me udhëzimet kombëtare ekzistuese, për të ofruar një shpërndarje të përbashkët falas për të gjithë.

Ky vendim i jashtëzakonshëm pasqyron përkushtimin dhe vendosmërinë e CEN dhe anëtarëve të saj për të vazhduar mbështetjen e përpjekjeve të nevojshme në luftën e pandemisë së COVID-19 ndaj si pasojë e situatës është vënë në dispozicion një listë me 11 standarde europiane (EN) për pajisjet mjekësore dhe pajisjet mbrojtëse personale, të përdorura në luftën e pandemisë së COVID-19.

Drejtore e Përgjithshme e CEN dhe CENELEC, Elena Santiago Cid tha se “Objektivi ynë i vazhdueshëm është të kufizojmë copëzimin në Tregun e Vetëm, dhe Marrëshja e re e Bashkëpunimit (CWA), është dëshmi e mëtejshme se si standardizimi europian krijon besim për konsumatorët dhe lehtëson tregtinë brenda BE".

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al