DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Rezultatet e auditit për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë së DPS

Në datën 28.02.2017, ora 10.00, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS), u zhvillua Auditi i rinovimit të Certifikatës sipas standardit ISO 9001:2008. Në Grupin e audituesve merrnin pjesë, Drejtuesi i Grupit Z. Enrico DIMICCOLI dhe Z. Artur ÇELA, përfaqësues të Kompanisë Certifikuese ICDQ.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit përfaqësues ishin Z. Riza HASANAJ - Drejtori i Përgjithshëm i DPS dhe Znj. Anita REÇI - në rolin e Menaxherit të Cilësisë.

Auditi u zhvillua sipas një plani të pranuar paraprakisht nga të dyja palët. Fillimisht u rishikua Objekti i Certifikimit, duke u kontrolluar aktivitetet që kryhen aktualisht në DPS dhe Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë.

Dokumentet:

Proceset e audituara, pjesë e Objektit të Certifikimit

Shitja e standardeve

Auditi u ndal në Procesin e Shitjes së Standardeve, si një nga aktivitetet kryesore në shërbim të klientit, proces ky i përshkruar në një procedure të veçantë (PO/DL/206 – Shpërndarja dhe Shitja e Standardeve) ku përcaktohej me së miri rrjedha e procesit.

Gjithashtu u kontrollua një blerje standardi konkrete, duke filluar që nga Kërkesa e klientit për një standard, procesi i faturimit dhe pagesës, deri tek regjistrimi në Librin e shitjes së standardeve.

Adoptimi i standardeve Evropiane dhe Ndërkombëtare si Standarde Shqiptare

Adoptimi i standardeve realizohet nga Komitetet Teknike, të cilat ngrihen dhe funksionojnë sipas Procedurave dhe Rregulloreve të brendshme të DPS-ës.

U auditua procesi i përfshirjes së ekspertëve në Komitetet Teknike, duke marrë një shembull konkret, nisur nga plotësimi i formularit të Kërkesës për pjesëmarrje, diskutimi dhe propozimi në Bordin Teknik, deri në miratimin dhe përfshirjen në Vendimin e përbërjes se Komiteteve Teknike.

Gjithashtu u audituan dhe proceset e mëposhtme:

Në përfundim u evidentuan aspektet pozitive për një Sistem Menaxhimi Cilësie të implementuar në mënyrë adekuate dhe pa jokonformitete, pa pasur nevojë për veprime korrigjuese dhe si rezultat rinovimi i certifikatës.

Auditi i radhës u la vitin e ardhshëm në muajin Mars 2018, ku gjatë kësaj periudhe DPS do të punojë për përshtatjen e Dokumentacionit të SMC, sipas kërkesave të standardit ISO 9001:2015.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al