DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Raporti i Përgjithshëm i CEN & CENELEC

Shqipëria është një nga vendet që ka adoptuar pothuajse 100% Standardet Europiane (EN) si Standarde Shqiptare dhe ka nivelin më të lartë të përafrimit me Europën, sa i përket standardeve teknike në të gjitha fushat e ekonomisë

Kështu ka publikuar Komiteti Europian për Standardizimin (CEN) dhe Komiteti Europian për Standardizimin në fushën e Elektroteknikës (CENELEC) në Raportin e tyre të Përgjithshëm të 4 mujorit të fundit të 2017: http://bit.ly/2tcOpW4

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS), si Organi Kombëtar i Standardizimit në Shqipëri, është anëtar Affiliate në CEN dhe CENELEC dhe po punon për t’u bërë anëtare me të drejta të plota (full member) në këto organizma.

Grafiku i mëposhtëm, marrë nga Raporti i Përgjithshëm i CEN&CENELEC, tregon se Shqipëria është në vendin e pare, sa i përket përafrimit të standardeve Shqiptare me ato Europiane, duke i dhënë prioritet të veçantë Standardeve Shqiptare të harmonizuara (janë adoptuar në masën 100%) në zbatim të Direktivave të New Approach-it të Bashkimit Europian dhe lehtësuar për pasojë eksportet dhe shkëmbimet tregtare mes vendeve të Rajonit e më gjerë.

Siç shihet edhe në grafikun e mëposhtëm, Shqipëria është dukshëm më përpara edhe se vendet e Rajonit, Mali i Zi dhe Bosnja&Hercegovina.

Deri në Dhjetor 2017 DPS numëron në arkivën e saj të standardeve rreth 25.000 standarde me origjinë Europiane të adoptuara si Standarde Shqiptare, specifikisht 21.780 të CEN&CENELEC dhe 2,719 të ETSI që i përkasin fushës së telekomunikacionit. Gjithashtu, 4,430 janë standarde me origjinë ndërkombëtare të publikuara nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) dhe nga Komisioni Ndërkombëtar për Standardizimin në fushën e Elektroteknikës (IEC).

Në mënyrë grafike, përbërja e Arkivës Kombëtare të Standardeve sipas origjinës, jepet në vijim:

Për më shumë informacion rreth Raportit të Përgjithshëm të CEN & CENELEC për 4 mujorin e fundit të 2017 klikoni në pdf bashkëlidhur:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al