DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

"Qytetet e zgjuara - smart cities" - #mysmartcity

Siç Ju kemi njoftuar edhe më parë lidhur me “Qytetet e zgjuara – smart cities”, në vijim do të gjeni plot informacione në linkun: www.iso.org/mysmartcity

Gjithashtu, në linkun: https://www.thinglink.com/scene/723163962379599874 do të gjeni informacione grafike dhe inter-aktive të përgatitura nga dy institucionet ndërkombëtare të standardizimit në fushën e elektroteknikës dhe telekomunikacionit (IEC dhe ITU)

Kushdo që do të cicërojë/postojë nëpërmjet përdorimit të #mysmartcity do të publikohet në: https://tagboard.com/mysmartcity/254375

Çfarë janë “qytetet e zgjuara - smart cities?”

Zonat urbane janë përgjegjëse për rreth 70% të konsumit global të energjisë dhe me energjinë që lidhet me çlirimin e gazrave të dëmshme dhe efektin serë në atmosferë. Vetëm qytetet e zgjuara mund ta reduktojnë këtë impakt.

Qytetet zgjuar bazohen në strategjitë e integruara dhe të sistemeve për të ofruar në mënyrë efektive shërbime më të mira dhe për të rritur cilësinë e jetës, duke siguruar mundësi të barabarta për të gjithë dhe mbrojtjen e mjedisit.

Një qytet i zgjuar vazhdimisht përpiqet për të përmirësuar rezultatet e qëndrueshmërisë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Ajo i përgjigjet sfidave si ndryshimi i klimës, rritja e shpejtë e popullsisë dhe mungesës së stabilitetit politik dhe ekonomik, duke u angazhuar sëbashku me gjithë shoqërinë, aplikimin e metodave të lidershipit me bashkëpunim, duke punuar me disiplinat dhe sistemet e qytetit, dhe përdorimin e informacionit të të dhënave dhe teknologjitë moderne.

Si mund të ndihmojnë Standardet?

“Standardet janë hapi i parë drejt rrugës së duhur të bashkëveprimit dhe ndërlidhjes me botën, ku qytetet mund të përdorin zgjidhje të përbashkëta, që fillojnë që nga shitësit e ndryshëm lokalë pa frikën se do jenë të kufizuar të bëjnë biznes apo të shesin vetëm brenda teritorit të tyre lokal apo se iniciativat e tyre do të rezultojnë jo të suksesshme”.

Standardet Ndërkombëtare janë burime të praktikave më të mira të hartuara me ekspertë nga e gjithë bota. Ato mund të përdoren për të monitoruar performancën teknike e funksionale. Ato sigurojnë që teknologjitë e përdorura në qytetete janë të sigurta, efikase dhe të integruara.

Me standardet është më i lehtë menaxhimi optimal i burimeve për të reduktuar ndikimin e mbetjeve në mjedis dhe për të përmirësuar shërbimet që i ofrohen qytetarëve. Standardet sigurojnë gjuhë të përbashkët në mënyrë që komunikimi në botë të jetë i kuptueshëm dhe që njerëzit të shkëmbejnë njohuritë me njëri tjetrin.

Duke bërë të mundur që sistemet të punojnë sëbashku, standardet gjithashtu nxisin inovacionin dhe e bëjnë më të lehtë për qytetet të prokurojnë/përdorin sisteme me kosto efektive dhe të besueshme në përmbushje të nevojave të tyre.

-

Identifikimi i mangësive

Qytetet kanë nevojë të vlerësojnë e të kuptojnë se ku janë ato, ku synojnë të jenë dhe si të masin progresin e bërë. Standardet e plotësojnë këtë nevojë.

Megjithëse teknologjia është një aspekt i rëndësishëm, zgjidhjet e ‘zgjuara’, nevojitet gjithashtu të jenë të qëndrueshme dhe të integruara për një qeverisje të mirë, për siguri, efikasitet financiar, menaxhim efekiv të energjisë dhe burimeve, ruajtjen e mjedisit dhe zbutjen e ndryshimeve klimaterike dhe ri-gjenerimin e burimeve.

Këto janë tregues që qyteti është në rrugën e duhur. Standardet ndihmojnë qytetet të vlerësojnë nivelin ku janë dhe t’i japin përparësi zgjidhjeve. Treguesit standard tregojnë se qytetet përdorin të njëjtat masa, të cilat e bëjnë më të lehtë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencës.

Matja e performances

Kur matet performanca, është thelbësore të kihen parasysh 3 elementë, si: banorët, menaxhuesit e bashkive dhe mjedisi.

Qytetet e zgjuara konsiderohen ato qytete ku shpenzohet më pak, ku ofrohet një cilësi më e mirë e jetesës dhe ku sigurohet një e ardhme më e mirë për brezat që do vijnë.

Qyteti yt

Zgjidhjet e zgjuara, të njëjta me ato në botë dhe të qëndrueshme i japin qyteteve një avantazh të madh konkurrues për tërheqjen e talenteve dhe përmirësimin rrënjësor të jetës së qytetarëve.

Ndani historitë tuaja. Dhe jepini përgjithe pyetjeve:

Mbi cilat perspektiva është duke punuar qyteti yt? Çfarë është e rëndësishme për ju si qytetar? Më pak ndotje? Më shumë mundësira? Riciklimi? Gatishmëria ndaj katastrofave? Ndërtesa inteligjente? Energjia e gjelbër?

Na tregoni se çfarë është e rëndësishme për ju në një qytet të zgjuar duke cicëruar në #mysmartcity, mundësisht me një foto të qytetit tuaj.

Shikoni çfarë janë duke thënë njerëzit nëpër botë dhe bashkojuni atyre.