DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Qytete të zgjuara e të qëndrueshme dhe komunitetet

Si të gjenerojmë zgjidhje të zgjuara për qytetin? A janë standardet mjetet e duhura për qytetet? A munden Organizatat Evropiane të Standardizimit të jenë pjesë e rrugës së qyteteve drejt një të ardhmeje të zgjuar dhe të qëndrueshme?

PSE – Drejtuesit e qyteteve nuk janë plotësisht të vetëdijshëm se cfarë mund të ofrojnë standardet, pasi ato mund të mos jenë të familjarizuar me vlerën që sjellin standardet vullnetare dhe mbase nuk dinë si të përfshihen në sistemin e standardizimit. Kjo konferencë do të sjellë qytetet (institucionet që drejtojnë/menaxhojnë ato) dhe standardizuesit së bashku për të debatuar mbi prioritetet dhe nevojat për qytetet në rrugën e tyre për t'u bërë më të zgjuar dhe më të qëndrueshëm.

Për këtë arsye kjo konferencë synon të:

Rezultatet e debateve do të diskutohen në Forumet Sektoriale të Komitetit Europian për Standardizimin (CEN), Komitetit Europian për Standardizimin në fushën e Elektroteknikës (CENELEC) dhe Institutit Europian të Standardeve të Telekomunikacionit (ETSI) për “Qytete të zgjuara e të qëndrueshme dhe komunitetet”, të cilët shërbejnë si organe këshillues dhe koordinuese për veprimtarinë evropiane të standardizimit në këtë fushë.

ÇFARË - Në temën e Ditës Botërore të Standardeve (14 Tetor 2017) "Standardet i bëjnë qytetet më të zgjuara", Organizatat Evropiane të Standardizimit organizojnë një aktivitet të ngjeshur njëditor me diskutime, raste studimore dhe diskutime në panel. Qëllimi është të shqyrtojë nevojat dhe të ofrojë zgjidhje për qytete të zgjuara në zhvillimin e infrastrukturave, shërbimeve, sistemeve, pajisjeve dhe shumë më tepër.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të rrisin/krijojnë kontakte dhe të frymëzohen nga zgjidhjet që përballojnë sfidat dhe që i bëjnë qytetet më të zgjuara, më të përshtatshme për komunitetet dhe më të qëndrueshme në kohë. Gjithashtu, do të mësojnë nga projektet ekzistuese rreth asaj se si standardet tashmë kontribuojnë në qytetet Evropiane dhe të zbulojnë se si standardet mund të ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve që ofrojnë dhe gjenerimin e zgjidhjeve për qytete të zgjuara dhe të qëndrueshme.

Për kë është kjo Konferencë - Përfaqësuesit e komuniteteve lokale, autoritetet e qytetit, profesionistët e qytetit, përfaqësuesit e projekteve të qyteteve të zgjuara, shoqatat e qyteteve, politikë-bërësit dhe autoritetet vendimarrëse, investitorët dhe përfaqësues të qeverisë, standardizuesit, shoqëria civile dhe palët e tjera të interesuara.

KUR, KU – Ditën e enjte 19 Tetor 2017 (09:00-16:15), Bruksel, Qendra e Kongresit Albert Borschette.

Regjistrimi – Hyrja e lirë. Regjistrimi për pjesëmarrje bëhet online përpara datës 16 Tetor 2017.

Organizohet NGA - Forumi Sektorial i CEN-CENELEC-ETSI mbi “Qytete të zgjuara e të qëndrueshme dhe komunitetet”.

FTUAR NGA - Komisioni Evropian - Drejtoria e Përgjithshme GROW.

GJUHËT – Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht.

MË SHUMË INFO – informacioni mbi detajet e Programit do të jetë në vijim.

Për të mësuar më shumë 'Si standardet mund të ndihmojnë qytetet', vizitoni faqen e internetit të CEN, CENELEC dhe ETSI, si dhe mund të kontaktoni Drejtorinë e Përgjithshme të Standardizimit:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al