DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Produkte ushqimore për kafshë është standardi më i ri i publikuar nga Komiteti Evpropian për Stanardizimin (CEN)

Standardet e publikuara nga CEN në fushën e ushqimit dhe bujqësisë, janë kryesisht të përqëndruara në sigurinë ushqimore. Në veçanti, Komiteti teknik CEN/TC 327 “Analizat e produkteve ushqimore për kafshët - Metodat e marrjes së mostrave dhe analizave” harton metodat e marrjes së mostrave dhe analizave për produktet ushqimore për kafshë, duke përfshirë metodat kimike, biokimike, mikrobiologjike, fizike dhe mikroskopike.

Në një projekt të drejtuar nga CEN, në bashkëpunim me studiuesit nga Instituti Kombëtar i Ushqimit në Universitetin Teknik të Danimarkës (DTU Ushqimi), u hartua standardi për produktet ushqimore për kafshë - EN 17374: 2020': Metodat e marrjes së mostrave dhe analizave - Përcaktimi i arsenikut inorganik në ushqimin e kafshëve me shkëmbim anioni HPLC-ICP-MS”.

Standard i ri ofron një metodë analitike për përcaktimin e përmbajtjes së arsenikut inorganik në produktet ushqimore për kafshë. Drejtuesi i komitetit të CEN/TC 327, Jens Sloth tha se: "Standardi i ri do t’i mundësojë laboratorëve të kontrollit të përcaktojnë arsenikun inorganik në nivele përkatëse dhe të lejojnë përcaktimin e niveleve maksimale të arsenikut inorganik në produktet ushqimore për kafshë".

Arseniku inorganik, i cili gjendet natyrshëm në tokë, ujë dhe ushqime të caktuara, është kancerogjen, si për kafshët ashtu edhe për njerëzit. Megjithëse legjislacioni i BE-së për ushqimin nuk përcakton nivele maksimale për të kufizuar praninë e arsenikut në produktet ushqimore, autoritetet kompetente mund t'u kërkojnë prodhuesve të tregojnë se përmbajtja e arsenikut inorganik është më e ulët se 2 mg/kg.

Metodat ekzistuese matin përmbajtjen e përgjithshme të arsenikut në produktet ushqimore për kafshë, si arsenikun e dëmshëm inorganik, ashtu edhe arsenikun organik, i cili konsiderohet të jetë shumë më pak i dëmshëm. Metoda e re sipas standardit EN 17374:2020, publikuar në korrik 2020, mat nivelin e arsenikut inorganik, sipas normave të përcaktuara.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al