DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Po përgatitet një standard ndërkombëtar kundër mitmarrjes

Mitmarrja (rryshfeti) është një nga sfidat më të mëdha të zhvillimeve ndërkombëtare dhe reduktimit të varfërisë. Pasojat e saj mund të jenë shkatëruese për ekonominë, infrastrukturën, shëndetin, edukimin, cilësinë dhe sigurinë.

Gjatë 15 viteve të kaluara, shumë vende kanë bërë përpjekje, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për të ndaluar mitmarrjen. Janë firmosur traktate dhe janë përmirësuar ligje, dhe shumë vende janë duke ndjekur penalisht veprat e mitmarrjes. Gjithsesi, ngelet shumë për t’u bërë. Në nivel organizativ mitmarrja ndikon në tenderimin dhe zbatimin e kontratës duke rritur kostot dhe rrezikun.

Një mënyrë se si organizatat mund të ndihmohen për të adresuar këtë çështje është zbatimi i kontrolleve të menaxhimit të luftës kundër mitmarrjes, të barazvlefshme me cilësi dhe siguri.

Por çfarë po bëhet dhe si konkretisht mund të luftojnë organizatat fenomenin e mitmarrjes?

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) po punon për hartimin dhe miratimin e një standardi mbi sistemet e menaxhimit kundër mitmarrjes, ISO 37001, për t’ju ardhur në ndihmë oranizatave të mëdha, të mesme dhe të vogla, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, në çdo vend të botës, duke parandaluar mitmarrjen dhe promovuar një klimë të ndershme të të bërit biznes. Standardi përcakton masa dhe kontrolle kundër mitmarrjes dhe përfshin udhëzues për zbatimin e tyre.

Ndër të tjera, çështjet që mbulon standardi ISO 37001 janë mbi mënyrën se si të:

“Standardi ISO 37001 do të ndihmojë organizatat të jenë në përputhje me kërkesat ligjore dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në luftën kundër mitmarrjes ” – tha Neill Stansbury, Kryetari i Komitetit Teknik të ISO-s, i cili po merret me hartimin e standardit.

“Standardi gjithashtu do t’i japë siguri pronarve të organizatave, menaxherëve të lartë, punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të biznesit, se organizata po ndjek praktikat e një biznesi të ndershëm dhe është në përpjekje të vazhdueshme për të reduktuar rrezikun e humbjeve financiare dhe ndjekjen penale të këtyre veprave në rastet kur ato janë prezent”.

Në çfarë faze jemi?

Standardi aktualisht është në fazën e hartimit dhe shqyrtimit në Komitetin Teknik të ISO-s, për të cilin janë përfshirë më shumë se 80 ekspertë nga 44 vende të botës. Sekretariati i këtij komiteti mbahet nga Instituti Britanik i Standardeve (BSI), përfaqësuesi në ISO për Mbretërinë e Bashkuar.

Standardi ISO 37001 pritet të përfundojë në fund të 2016-ës dhe shumë shpejt do të adoptohet si Standard Shqiptar dhe do të vihet në dispozicion të palëve të interesuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit brenda vitit 2017.