DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Përputhshmëria rregullatore që lehtëson Akreditimin

Përputhshmëria rregullatore që lehtëson Akreditimin ishte tema e seminarit që organizoi Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit në bashkëpunim me Institutin Gjerman të Metrologjisë, në datë 28 Mars 2018, pranë Hotel Opera, Tiranë.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të iniciativës së Kryeministrit për standardizimin e ekonomisë, dhe ka të bëjë me transpozimin e legjislacionit Europian në atë shqiptar për lëvizjen e lirë të mallrave.

Në këtë aktivitet, Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) u përfaqësua nga Drejtori i Përgjithshëm i saj Z. Riza HASANAJ, Z. Pëllumb METOHU dhe Zj. Silvana PAÇUKA, SPAHO, specialistë në DPS.

Çështjet kryesore që u trajtuan në këtë seminar ishin Rregulloret dhe Direktivat e Bashkimit Evropian, të cilat kërkojnë me domosdoshmëri marrjen e shërbimeve të akredituara të ofruara nga organet e vlerësimit të konformitetit.

Qëllimi i prezantimit të Vendimit 768/2008 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian - Mbi një kuadër të përbashkët për tregtimin e produkteve, - synon të krijojë një kuadër më koherent legjislativ për vendosjen e produkteve në Tregun e Brendshëm të BE-së.

Organet/trupat e vlerësimit të konformitetit, të akredituara për përdorimin e standardeve europiane e ndërkombëtare, garantojnë sigurinë e konsumatorit gjatë vendosjes së produkteve dhe shërbimeve në treg.

Në këtë aktivitet u trajtuan edhe standardet ISO/IEC 17020:2012; ISO/IEC 17065, 17025, 17021, 17020 dhe 17024, të cilat janë të gjitha të adoptuara dhe vënë në dispozicion të biznesit dhe çdo pale të interesuar, si Standarde Shqiptare (SSH), nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit.

Standardi SSH EN ISO/IEC 17020 “Vlerësimi i konformitetit - Kërkesat për funksionimin e organeve që kryejnë inspektimin” përmban kërkesa për kompetencat e organeve që kryejnë inspektimin dhe për paanshmërinë dhe konsistencën e aktiviteteve të tyre inspektuese.

Ai zbatohet për organet/trupat e inspektimit të tipit A, B ose C, siç përcaktohen në këtë Standard dhe aplikohet në çdo fazë të inspektimit (fazën e projektimit, ekzaminimin e llojit, inspektimin fillestar, inspektimin në shërbim ose mbikëqyrjen).

Ky standard dhe të gjitha standardet e tjera të përmendura më lart i gjeni në adresën e mëposhtme:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al