DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Përkushtimi ndaj natyrës në Ditën Botërore të Mjedisit

Tema e Ditës Botërore të Mjedisit është “Përkushtimi ndaj natyrës”, ndaj dhe çështja kryesore e saj është marrja e masave për të ruajtur dhe mbrojtur planetin. Krijimi i një komiteti të ri ISO mbi biodiversitetin do të ofrojë ndihmë në marrjen e masave për mbrojtjen e tokës.

Ndryshimet ekstreme të klimës dhe pandemia e Covid-19, janë fenomene botërore, që tregojnë se tani më tepër se kurrë natyra ka nevojë për përkushtimin tonë. Edhe këtë vit, Dita Botërore e Mjedisit sjell në kujtesë përsëri që jeta në tokë, nuk do të ekzistonte pa natyrën prandaj duhen marrë masa për mbrojtjen e saj dhe uljes së ndotjes, e cila çon në shkatërrimin e natyrës.

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), ofron mijëra standarde, të cilat mbështesin të gjitha llojet e organizatave në përmirësimin e performancës së tyre ndaj mjedisit dhe në marrjen e masave për të pasur natyrë të qëndrueshme.

Këtu përfshihen standardet si, ISO 14001 për sistemet e menaxhimit të mjedisit dhe seritë e tjera të ISO 14000, të tilla si ISO 14055 udhëzime për praktikat në menaxhimin e tokës, i cili synon të parandalojë ose të reduktojë degradimin dhe shkatërrimin e saj.

Për më tepër, ISO sapo ka njoftuar krijimin e një komiteti teknik të ri, i cili do të merret me hartimin e standardeve në fushën e biodiversitetit, për të ndihmuar të gjitha llojet e organizatave të rrisin kontributin e tyre në zhvillimin e qëndrueshëm, duke pasur parasysh ndikimin e tyre në natyrë.

Komiteti ka për qëllim të hartojë standarde, që harmonizojnë terminologjitë dhe parimet në lidhje me biodiversitetin, shpjegimin e metodologjive për analizën e ndikimit dhe të ndihmojnë organizatat të përcaktojnë veprime strategjike dhe të monitorojnë avancimin e tyre në këto fusha.

Standardet e ardhshme do të ndihmojnë organizatat të integrojnë parimet e biodiversitetit në aktivitetet e tyre, t'i ndihmojnë ato me vendimmarrje dhe të japin udhëzime për çështje specifike të biodiversitetit, siç janë inxhinieria ekologjike dhe çështjet, që lidhen me metodat specifike dhe teknologjitë e reja.

Komiteti i ri do të kontribuojë për vënien në zbatim të Qëllimeve për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (SDG), në veçanti SDG 13 (Marrja e masave ndaj klimës), SDG 14 (Jetesa nën ujë) dhe SDG 15 (Jetesa në Tokë), të projektuara, për të zvogëluar ndikimin e njeriut në mjedis deri në vitin 2030.

Për më tepër rreth mënyrës se si standardet ISO e vendosin natyrën si prioritet dhe ndihmojnë për të pasur një botë më të qëndrueshme, mund të gjeni informacion në faqen tonë të internetit.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al