DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) sapo ka publikuar një udhëzues të ri për testimin e COVID-19

Specifikimi i ri teknik i Organizatës Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) do të përmirësojë procedurat e testimit të personave të infektuar nga virusi Koronavirus 2. Ai do të kontribuojë në hartimin e një specifikim tjetër të ri teknik, i cili do të përmirësojë procedurat e testimit dhe do të kontribuojë në krijimin e një planeti më të sigurtë. Pandemia COVID-19 u shfaq që në vitin 2019 dhe pavarësisht përpjekjeve të përbashkëta nga autoritetet shëndetësore dhe publiku, ajo qarkullon ende midis nesh.

Specifikimi teknik i publikuar së fundmi, ISO/TS 5798 ofron rekomandime për hartimin, zhvillimin, verifikimin, vërtetimin dhe kryerjen e testeve analitike për zbulimin e virusit Koronavirus 2, i cili shkakton Sindromën e Rëndë Akute të frymëmarrjes (SARS-CoV-2), duke përdorur amplifikimin e acidit nukleik. Ai trajton etapat e procesit të paraekzaminimit, ekzaminimit dhe pas ekzaminimit për tamponët e marrë nga personat e dyshuar si të infektuar nga virusi Koronavirus 2 .