DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), sapo ka përditësuar standardin për formatin PDF

Formati i dokumentit PDF është një nga formatet më të përdorshme në ditët e sotme. Historiku i formatit të dokumentit PDF fillon në vitin 1993, kur u hartua për here të parë si format. Fillimisht, formati PDF u përcaktua nga një standard ISO, i publikuar në vitin 2003 dhe më pas janë hartuar një tërësi standardesh ISO për formatin e dokumentit PDF, i cili përdoret gjërësisht në çdo fushë dhe në çdo vend të botës.

Standardizimi është shumë i rëndësishëm për formatin PDF, pasi i mundëson atij të lexohet dhe të përpunohet në të njëjtën mënyrë kudo, pavarësisht nga vendndodhja ose softueri i përdorur. Standardi kryesor për formatin PDF, sapo është përditësuar për plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë, të cilat kanë evoluar, që nga rishikimi i tij i fundit në 2017.

Standardi ISO 32000-2, Menaxhimi i dokumentit- Formati i dokumentit- Pjesa 2: PDF 2.0, specifikon një format dixhital për përfaqësimin e dokumenteve elektronike, duke u mundësuar përdoruesve të shkëmbejnë dhe të shikojnë dokumente elektronikë PDF të pavarur nga vendodhja në të cilën janë krijuar, formatuar ose shtypur. Standardi është projektuar për hartuesit e dokumenteve në format PDF, lexuesit PDF dhe përpunuesit e dokumentave PDF.

Standardi për formatin e dokumentit PDF përmban një mijë faqe dhe është përditësuar me shumë ndryshime dhe shpjegime. Disa nga përditësimet më të rëndësishme përfshijnë:

Standardi ISO 32000-2 u hartua nga komiteti teknik ISO / TC 171, aplikacionet e menaxhimit të dokumenteve, nën komiteti SC 2, formatet e skedarëve të dokumenteve, sistemet EDMS dhe besueshmëria e informacionit, sekretariati i të cilit mbahet nga ANSI, anëtari ISO për Shtetet e Bashkuara.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al