Përdorimi i energjisë në mënyrë efikase u vjen në ndihmë organizatave të kursejnë para si dhe të ndihmojnë në ruajtjen e burimeve dhe trajtimit të ndryshimit të klimës. Për përdorimin e energjisë me më shumë efikasitet, Standardi ISO 50001 mbështet organizatat në të gjithë sektorët nëpërmjet zhvillimit të një sistemi të menaxhimit të energjisë (EnMS).
Standardi specifikon kërkesat e sistemit të menaxhimit të energjisë (EnMS) për një organizatë. Zbatimi i suksesshëm i një EnMS-së mbështet një kulturë të përmirësimit të performancës së energjisë, që varet nga angazhimi nga të gjitha nivelet e organizatës, veçanërisht nga menaxherët e lartë. Në shumë raste, kjo përfshin ndryshime kulturore brenda një organizate.
Ky standard bazohet në modelin e sistemit të menaxhimit dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve të tjera të njohura, të tilla si ISO 9001 apo ISO 14001. Kjo e lehtëson integrimin e organizatave për menaxhimin e cilësisë në përpjekjet e tyre të përgjithshme për të përmirësuar cilësinë dhe menaxhimin e mjedisit.