DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO) dhe vendet në zhvillim

Standardet Ndërkombëtare sjellin përfitime teknologjike, ekonomike dhe shoqërore. Ato ndihmojnë për të harmonizuar specifikimet teknike të produkteve dhe shërbimeve duke e bërë industrinë më efikase. Ato, gjithashtu janë mjeti bazë për reduktimin e barrierave në tregtinë ndërkombëtare.

Për vendet në zhvillim, sic është edhe vendi ynë, Standardet Ndërkombëtare janë një burim i rëndësishëm teknologjik. Ne mund të përdorim Standardet Ndërkombëtare dhe të kemi akses në zhvillimet më të fundit teknologjike për fusha me interes për vendin dhe ku ekspertiza bashkohore apo burimet mund të mungojnë.

Përveç kësaj, Standardet Ndërkombëtare mund të rrisin mundësitë e qasjes/hyrjes në tregjet globale. Me kriteret teknike dhe përcaktimet e karakteristikave që ato japin për produktet dhe shërbimet e destinuara për eksport, Standardet Ndërkombëtare ndihmojnë vendet në zhvillim të marrin pjesë lehtësisht e të barabartë në tregtinë ndërkombëtare.

Përfshirja në hartimin dhe miratimin e standardeve

Vendet në zhvillim mund të përfitojnë gjithashtu duke marrë pjesë në mënyrë aktive në hartimin e standardeve ndërkombëtare. Standardet hartohen me një proces të hapur për të gjithë palët e interesuara, ku pasqyrohen pikëpamjet e të gjitha palëve të përfshira, përfshirë ekspertët teknikë të fushave përkatëse, përfaqësuesit e qeverisë, të akademisë dhe të konsumatorit.

Përfshirja në mënyrë aktive në këtë proces sjell përfitime të mëdha, duke përfshirë këtu edhe:

Pjesëmarrja aktive në komunitetin e ISO-s, promovimi në nivel kombëtar i përdorimit të standardeve ndërkombëtare dhe pjesëmarrja në hartimin dhe miratimin e tyre, i jep mundësinë vendeve në zhvillim të realizojnë shfrytëzimin e kapaciteteve të brendshme në të mirë të zhvillimit të vendit, mbrojtjes së konsumatorit dhe atij të mjedisit.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al