DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Notifikim në kuadër të CEFTA-s

DPS njofton nëpërmjet notifikimit përkatës se po përgatitet një standard kosovar me titull “Projekt-rregullore (MTI) Nr. 20/2020 lidhur me shishet si kontenierë matës”.

Ky standard 37 faqësh, përcakton kriteret e përdorimit të shisheve si njësi matëse të prodhuara nga qelqi ose ndonjë substancë tjetër që ka forcë dhe stabilitet të tillë për të siguruar të njëjtat garanci metrologjike si qelqi.

Në objektiv është përafrimi me Direktivën e Këshillit 75/107/EEC të 19 dhjetorit 1974. Afati i fundit për marrjen e komenteve është 01-03-2020.

Po përgatitet një standard kosovar me titull “Projekt-rregullore (MTI) Nr. 20/2020 lidhur me produktet e paketuara”.

Ky standard 45 faqësh, përshkruan kërkesat teknike që duhet të përmbushen nga paketimet e produkteve të destinuara për shitje në sasi nominale të njësive konstante që janë jo më pak se 5 g ose 5 ml dhe jo më shumë se 10 kg ose 10 l.

Në objektiv është përafrimi me Direktivën (76/211 / EEC), amenduar nga Direktiva 2007/45/EC e Parlamentit Europian dhe Këshillit. Afati i fundit për marrjen e komenteve është 23-02-2020.

Në kuadrin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja CEFTA, nga Instituti për Standardizim i Serbisë njoftohemi nëpërmjet notifikimit përkatës se po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: “Rregullore për sistemet e matjes së karburanteve të gazit të kompresuar për automjete”.

Ky standard 48 faqësh, përshkruan kërkesat për sistemet matëse për karburantet e gazit të kompresuar për automjete, shënimin e sistemeve të matjes, dokumentacionin teknik, metodën e përcaktimit të përmbushjes së kërkesave, metodat e matjes, metodën e miratimit të llojit të sistemeve të matjes, si dhe metodën dhe kushtet e verifikimit të matjeve.

Në objektiv është përafrimi me rekomandimin ndërkombëtar OIML R139. Afati i fundit për marrjen e komenteve është 19-02-2020.

Po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: “Rregullore mbi kërkesat teknike për disa lloje specifike mbetjesh që nuk konsiderohen më mbetje”.

Ky standard 27 faqësh, përcakton kërkesat teknike për lloje të caktuara të mbetjeve (letra, qelq, gomë, tekstile, metale dhe agregate), të cilat në përputhje me udhëzimet e Bashkimit Evropian nuk do të konsiderohen më mbetje.

Në objektiv është përcaktimi i kërkesave që këto mbetje duhet të përmbushin që të mos konsiderohen më të tilla. Afati i fundit për marrjen e komenteve është 13-10-2019.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al