Në kuadrin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja CEFTA, nga Instituti për Standardizim i Serbisë njoftohemi nëpërmjet notifikimit përkatës se po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: “____Rregullore mbi kërkesat teknike të biokarburanteve dhe biolikuideve”.
Ky standard 4 faqësh, përshkruan kërkesat teknike dhe kërkesat e tjera që duhet të përmbushin biokarburantet dhe biolikuidet në tregun e Republikës së Serbisë, në vlerësim të konformitetit të biokarburanteve dhe biolikuideve.
Në objektiv është përcaktimi i kërkesave të cilësisë së biokarburanteve dhe biolikuideve të vendosura në tregun e Republikës së Serbisë, si dhe përcaktimi i një mënyrë për të vlerësuar përputhshmërinë e biokarburanteve dhe biolikuideve me kushtet e vendosura nga kërkesat e cilësisë së tyre.
Afati i fundit për marrjen e komenteve është 06-10-2019.
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë
Kutia Postare Nr. 98
Tel: + 355 (04) 222 62 55
Fax: + 355 (04) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web site: www.dps.gov.al