Në datat 23 dhe 24 Maj 2022, në kuadër të kalendarit të aktiviteteve promovuese të miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomise, u zhvillua në  qytetin e Gjirokastrës aktiviteti ndërgjegjësues dhe promovues mbi rolin dhe rëndësinë  e standardeve në  infrastrukturën e cilësisë.
Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të  Standardizimit (DPS), si një nga tri shtyllat e infrastrukturës së cilësisë morën pjesënë aktivitet së bashku me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit (DPA) dhe Drejtorisë  së  Përgjithshme të Metrologjisë (DPM).


 
             
            