DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Ndryshimet shoqërore që krijojnë të ardhmen tonë

Në një botë në ndryshim, standardet duhet të plotësojnë nevojat e shoqërisë dhe të mbështesin një të ardhme të qëndrueshme.

Ndërsa ritmi me të cilin bota jonë evoluon ndoshta nuk është aq i shpejtë sa mund të mendojmë, ne jetojmë në një vend që duket disi ndryshe nga disa vite më parë. Ne jemi më të shumtë, më globalë dhe kemi vendime më komplekse blerjeje për të marrë. Ne presim të kemi biznese që veprojnë me përgjegjësi, liderë të ndershëm dhe një planet më të gjelbër. Ne duam të kemi më shumë kontroll mbi fatet tona, por jo në kurriz të heqjes dorë nga privatësia jonë.

Popullsia sa vjen e po plaket. Deri në vitin 2050, pritet që numri i njerëzve të moshës 65 vjeç e lart të dyfishohet në 1.5 miliardë dhe të rritet në 16% të popullsisë. Rritja e popullsisë së vjetër do të ndryshojë mënyrën se si funksionojnë shoqëritë dhe ekonomitë dhe do të prishë ekuilibrin e fuqisë punëtore. Mënyra se deri kur të rriturit e moshuar janë të aftë për punë, në çfarë moshe dalin në pension dhe cilësia e jetës së tyre, pas daljes në pension, janë konsiderata të rendësishme për ardhmen.

Plakja e popullsisë është një çështje thelbësore për shumë qeveri të vendeve të ndryshme, sepse ato duhet të vendosin kërkesa të reja në fusha të tilla si kujdesi shëndetësor, siguria sociale. Ndërkohë, brezi i ri është i vetëdijshëm se do t’i duhet të përballet me këtë situatë në botë dhe për këtë arësye po përpiqen për një jetë më të mirë. Aty ku qeveritë, i vendosin njerëzit përpara fitimeve, edhe mënyrat tona të jetesës do të jenë të qëndrueshme.

Jetesa në qytetet e mëdha

Në të njëjtën kohë, ne po lëvizim vazhdimisht, kryesisht në zona më të mëdha urbane. Me numrin e banorëve të qyteteve duke u rritur nga 751 milion njerëz në 1950 në 4.2 miliardë në 2018 dhe pritet të arrijë në 6.7 miliardë në 2050, përmbushja e nevojave të qyteteve, tani dhe parashikimi i atyre të së ardhmes, është një sfidë e vazhdueshme.

Qytetet duhet të planifikojnë mirë përpara në mënyrë që të ofrojnë burimet dhe shërbimet e nevojshme që popullsia e tyre të mbijetojë dhe të lulëzojë. Transporti publik, objektet, furnizimi me ujë, kanalizimet, energjia, ushqimi dhe siguria janë vetëm disa nga pikat e presionit që do të vazhdojnë të sfidohen nga urbanizimi në rritje.

Në qytete duhet të planifikohet mirë numri i banesave, njësitë e shërbimeve, institucionet, që të ofrojnë burimet dhe shërbimet e nevojshme që popullsia e tyre të mbijetojë dhe të lulëzojë. Transporti publik, ndërtesat, furnizimi me ujë, kanalizimet, energjia, ushqimi dhe siguria janë vetëm disa nga pikat kyce të fushave, që do të vazhdojnë të sfidohen nga urbanizimi në rritje.

Në qytete duhet të planifikohet mirë numri i banesave, njësitë e shërbimeve, institucionet, që të ofrojnë burimet dhe shërbimet e nevojshme që popullsia e tyre të mbijetojë dhe të lulëzojë. Transporti publik, ndërtesat, furnizimi me ujë, kanalizimet, energjia, ushqimi dhe siguria janë vetëm disa nga pikat kyce të fushave, që do të vazhdojnë të sfidohen nga urbanizimi në rritje.