DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Miratohet Programi i Punës të DPS-së për 6-mujorin e parë 2018

Më datë 19 Janar 2018, ora 11:00, në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, u mbajt takimi i Bordit Teknik (BT) për 6 mujorin e parë të vitit 2018, me rend dite sipas atij të njoftuar nga Znj. Suzana Laçi, përgjegjëse e sektorit CEN/ISO dhe miratuar nga Z. Riza Hasanaj, Drejtor i Përgjithshëm i DPS dhe kryetar i BT.

Mbledhja u zhvillua sipas një rendi të paracaktuar, për të cilin anëtarët, pjesëmarrës të Bordit Teknik ranë dakord.

Fillimisht Z. Hasanaj bëri një përmbledhje në lidhje me punën e Komiteteve Teknike, për vitin 2017, ku ndër të tjera, theksoi:

Z. Gentian Gjyrezi, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë së Standardeve prezantoi programin e punës së Drejtorisë së Standardeve (DS) për miratimin e standardeve të reja, për 6 mujorin e parë të vitit 2018 dhe ndryshimet në Komitetet Teknike, vënë në dispozicion paraprakisht për anëtarët e BT.

Në lidhje me propozimet për ndryshime në Komitetet Teknike, u paraqit vetëm një kërkesë për pjesëmarrje në punën e Komiteteve Teknike. Pas diskutimeve dhe shqyrtimit të eksperiencave të saj u vendos përfshirja e Znj. Rudina Gishto në Komitetin Teknik (KT) 19, si anëtare e re dhe u largua Z. Perikli Gjikurja.

Gjatë mbledhjes u propozuan 2 anëtarë të rinj për Bordin Teknik Z. Gentian Muça anëtar në Albanian Consulting Network (ACN) dhe Z. Arben Burda, inxhinier mekanik në United Motors Shpk.

Pas shqyrtimit të listave me standardet e propozuara për miratim dhe propozimet për ndryshim në Komitetet Teknike, anëtarët e Bordit Teknik miratuan:

Mbledhja e radhës e Bordit Teknik për miratimin e programit të punës të DPS për gjashtë mujorin e dytë të vitit 2018, do të mbahet javën e parë të muajit Korrik.

DPS , Tiranë – 19 Janar 2018