DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Miratohet Programi i Punës të DPS-së për 6-mujorin e dytë 2018

Më datë 6 Korrik 2018, ora 11:00, në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, u mbajt takimi i Bordit Teknik (BT) për 6 mujorin e dytë të vitit 2018, me rend dite sipas atij të njoftuar nga Znj. Anita Reçi, Përgjegjëse e Sektorit CENELEC/IEC dhe Sekretare e BT dhe miratuar nga Z. Riza Hasanaj, Drejtor i Përgjithshëm i DPS dhe kryetar i BT.

Mbledhja u zhvillua sipas një rendi të paracaktuar, për të cilin anëtarët, pjesëmarrës të Bordit Teknik ranë dakord.

Fillimisht Z. Gentian Gjyrezi, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë së Standardeve, bëri një përmbledhje në lidhje me punën e Komiteteve Teknike, për 6 mujorin e parë të vitit 2018, ku ndër të tjera, theksoi:

Më pas ai prezantoi programin e punës së Drejtorisë së Standardeve (DS) për miratimin e standardeve të reja, për 6 mujorin e dytë të vitit 2018, periudha Janar-Korrik 2018, dhe ndryshimet në Komitetet Teknike, vënë në dispozicion paraprakisht për anëtarët e BT.

Në lidhje me propozimet për shtesa në përbërjen e Komiteteve Teknike, u paraqitën 7 kërkesa të reja për pjesëmarrje në punën e Komiteteve Teknike, si më poshtë vijon:

1. KT 2 - Terminologjia dhe njësitë e matjes

2. KT 3 - Materiale elektrike dhe elektronike

3. KT 133 - Metalet dhe lidhjet e tyre

4. KT 175 - Trupa dhe lëndë druri e sharruar

5. KT 185 Buloneritë, vidat dhe elementët ndihmës

6. KT 207 - Mobilieri e pajisje zyrash dhe shtëpiake

7. KT 224 - Sistemet e përpunimit të informacionit

8. KT 320 - Transport, logjistika dhe shërbime

Pas diskutimeve dhe shqyrtimit të eksperiencave të tyre nga Bordi Teknik u miratua përfshirja e tyre në Komitetetet Teknike (KT) përkatëse.

Gjithashtu, zoti Gentian Muça, ngriti shqetësimin që standardet duhet të adoptohen dhe publikohen me përkthim të të gjithë tekstit të standardit, veçanërisht për ato standarde që janë më të përdorurat nga laboratorët dhe nga biznesi.

Në fund, anëtarët e Bordit Teknik miratuan:

Mbledhja e radhës e Bordit Teknik për miratimin e programit të punës të DPS për gjashtë mujorin e dytë të vitit 2018, do të mbahet javën e dytë të muajit Janar 2019.

DPS , Tiranë - Korrik 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al